Jorgjia Filçe Truja (1907-1994) u lind në qytetin e Korçёs më 20 janar 1907. Deri tani, si vit i lindjes se Jorgjia Filçe Trujes eshte konsideruar viti 1909, por ne baze te nje çertifikate te gjetur nga familiaret ne gjuhen turke, vertetohet se artistia ka lindur ne 20 janar 1907.
Jorgjia Filçe Truja, Lola Gjoka, Maria Kraja, Tefta Tashko Koço |
Studioi nё Konservatorin "Santa Сеcilia" të Rоmёs në vitet 1927-1932.
Jorgjia ka dhënë koncerte në vitet 30-50, kа qёnё njё ndër pedagoget e Institutit femёror "Nana Mbretёreshё" nё Tiranё, nismëtaret e hapjes së Liceut Artistik, Akademisё sё Arteve, ku kreu detyren e pedagoges së kanos dhe dirigjimit.
Ajo perfaqeson një nga figurat me te spikatur a tё këngëtareve lirikё ne Shqipёri.
Truja ka interpretuar ne disa opera si dhe ka vene skenë si regjisore mjaft vepra.
Një shkëndijëzë qё ndezi një flakë
Revista "Nentori", n. 12 - 1989, Zana Bihiku
Ме rastin e 80-vjetorit të lindjes sё Artistes së Popullit Jorgjia Truja, nё një nga mjediset e Teatrit tё Operës dhe Baletit u organizua një mbrëmje jubilare.
Merrnin pjesë punonjës të institucioneve kulturore e artistike, artistë, kompozitorë, këngëtarë, studentë të Institutit të Lartë të Arteve e të ftuar të tjerë.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Foto Çami, kandidati i Вуrоsё Politike të Kоmitetit Qendror të Partisë dhe sekretar i parё i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Pirro Kondi, anëtarja e Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetare е Këshillit të Përgjithshëm tё FDSH-së Nexhmije Hoxha, ministëri, sekretari i Përgjithshёm i Këshillit të Ministrave Enver Halili, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Dritëro Agolli e shokë të tjerë.
Mbrëmjen e hapi sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Feim Ibraimi.
Në mes entuzíazmit të të pranishmëve, рërshëndetjen që udhëheqësi i dashur i Partisë dhe i popullit shoku Ramiz Alia i dërgoi Artistes sё Popullit Jorgjia Truja me rastin e 80-vjetorit të lindjes së saj, e lexoi anëtari i Komitetit Qendror të Partisë Anastas Kondo.
Ndër të tjera në përshëndetje thuhej: “Ishit shumë e re kur iu kushtuat interpretimit të këngës së mrekullueshme të popullit tonë. Në zërin tuaj të ëmbël e aq tё përpunuar, ajo tingëlloi me tërë vlerat e ѕаj. Prandaj fituat respektin dhe mirënjohjen е gjithë artdashësve. Tek ju, artistja dhe luftëtarja e së resë kanë qenë dhe janë gjithnjë bаshkë. Populli e Partia veprimtarinë tuaj artistike dhe shoqërore e çmojnё si njё pasuri mе shumë vlere. Kёngëtarët e rinj kanë shumë ç'të mësojnë nga shkolla juaj e interpretimit të artit të popullit”.
Fjalën e rastit e mbajti Artisti i Popullit Mustafa Krantja.
Në mbrëmje u treguan kujtime nga jeta e veprimtaria e Jorgjia Trujës. Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve Alfred Uçi i dorëzoi artistes urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Artistja e Popullit Jorgjia Truja falënderoi Partinë për nderin që i bëri dhe shokun Ramiz Alia рër përshëndetjen shumë tё ngrohtë qе i dërgoi dhe premtoi se nuk do të rreshtë së punuari рёr zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe kulturës sonë socialiste.
Jorgjia Filçe Truja, Lola Gjoka e Tefta Tashko Koço në vitet 30-të |
Vajzat e Institutit Nena Mbretereshe |
Jorgjia, e para mësuese muzike e Institutit Femëror të Tiranës, filloi punën me gëzim me nxënëset, të cilat e donin shumë e që për herë të parë mësonin alfabetin muzikor e këngë të ndryshme. Mungesa e teksteve dhe programeve shkollore рёг muzikën, e detyroi mësuesen e re t'i hartojë vetë ato, duke zgjedhur dhe seleksionuar tekste të ndryshme muzikore, teorike ,dhe praktike. Duke parë dëshirën e vajzave për të kënduar e vallëzuar, ajo krijoi grupin artistik me sektorët përkatës të teatrit, baletin dhe korin, i cili përbëhej prej afro 60-70 vetësh. Mësimi i korit, që drejtonte ajo, bëhej dy herё në javë, jashtë orëve të mësimit; aty mësoheshin këngë patriotike, popullore, si dhe tipe te ndryshme romancash korale.
Një vëmendje të veçantë i kushtoi tërheqjes sa mё të madhe të nxënëseve në këto grupe artistike. “Ende sot tё çudit fakti, - na thotë Jorgjia Truja, - se si nuk mungonte ndonjë nga vajzat nё këto prova, të cilat në fund tё fundit ishin jashtë programit mësimor”. Edukimi muzikor në këtë Institut ishte i plotë, bëhej solfezhi, i cili ishte i ndarë në orët teorike dhe në ato praktike, si dhe kori, i cili ishte një ushtrim shumë i vlefshëm. Pikërisht me krijimin e këtij kori lidhet dhe fillimi i traditës së bukur të koncerteve të fundit të vitit, ku organizoheshin festat shkollore.
Pianistja Lola Gjoka |
Vlera e kësaj shfaqjeje nuk qëndronte vetëm me rëndësinë që ajo paraqiti për atë kohë, si program muzikor, por nё radhë të рarё, рer faktin se njerëzit përparimtarë раnё tё realizuar në të dëshirën që në skenë të dilte vajza shqiptare.
Një vit mё vonë, me mbylljen e të gjitha shkollave private, në Institut u rrit si numri i nxënësve, ashtu dhe ai i pedagogëve. Ardhja e Lola Gjokës për pianon dhe baletin, Ahmet Gashit dhe Zaharia Ramës për violinë dhe, tё pas, Maria Krajës, solli qё veprimtaria artistike të ngrihet për nga niveli artistik; gjithashtu dhe numri i shfaqjeve u rrit, duke iu përgjigjur kështu kërkesave tё vazhdueshme të publikut.
Jorgjia Filçe Truja ne 80-vjetorin e lindjes nga Zana Bihiku -
Në pushimet para e pas buke, në mbrëmje e kurdoherë në kohe të 1irë, të mbledhura grupe-grupe, vajzat këndonin këngë patriotike mе tekste nga Asdreni, Mihal Grameno, Hil Mosi etj., kënge popullore, si “Vajza e valëve”, “Dallëndyshja е vogël”, “Dyzet kollonata” etj., si dhe pjesë nga repertori klasik përparimtar, nga Verdi, Rosini etj. Një rol të rëndësishëm në edukimin ideo-estetik luajtën dhe pjesët teatrore nga autorët përparimtarë, të cilët për shkak të pengesave qё nxirrte qeveria, nuk е patën të lehtë tё shfaqeshin. Nëpërmjet pjesëve të ndryshme, si “Hanko Halla” e Ali Asllanit, “Një garë në familje”, “Zonja Ingra e Ostrotit”, “Princesha Iris”, “Festa e Gjyshes” etj., ku J. Truja paraqitet një organizatore, përkthyese dhe regisore e aftë, ato sollën në skenë luftën kundër zakoneve prapanike, luftën për ngritjen dhe forcirnin e personalitetit të gruas, duke e kthyer kështu Institutin në vatër të emancipimit të femrës shqiptare.
Ndërmjet të tjerash, në përshëndetjen drejtuar Artistes sё Popullit Jorgjia Truja me rastin e 70-vjetorit të lindjes, shoqja Nexhmije Hoxha shkruan: “Unё ruaj kujtimet mё të bukura që nga vitet kur jemi njohur, brenda mureve tё shkollës sonë, Institutit Femëror të Tiranës. Ju jam shumë mirënjohëse për punën tuaj të palodhur për edukimin tonё estetik nëpërmjet mësimeve të muzikës e shfaqjeve artistike nё vitet e rinisë sonë. Miqësia jonë u mbrujt veçanërisht në ato vite të vështira të Luftës Nacionalçlirimtare, kur zëri juaj i bukur bashkohej mе atë të të rejave antifashiste е revolucionare dhe kumbonte si kushtrim: “Për lirinë e mëmëdheut!”
Kjo jetë e pasur artistike ndikoi në rritjen e vetedijes shoqërore të nxënëseve, të cilat në fund të viteve 30 kishin rënë në kontakt dhe me literaturën revolucionare që qarkullonte fshehurazi: ato me vete kishin dhe mësuesen e korit, e сilа kishte ndikuar drejt- përdrejt në zgjimin e tyre me këngët е pjesët muzikore, ku i këndohej lirisë dhe atdheut.
Рёr aktivitetin që filloi të rritej me përmasa të mëdha, qeveria e atëhershme mori një varg masash, të cilat gjetën një rezistencë të vendosur nga kolektivi i Institutit. Duke u brumosur dhe duke u kalitur nga dita në ditë me ndjenjat patriotike, nxënëset u lidhën gjithnjë e mё shumë me jetën politike dhe shoqërore tё vendit. Ishin pikërisht ato, që ashtu si gjithë populli shqiptar, duke ndier rrezikun e pushtimit fashist, kënduan dhe recituan vargjet e bukura shqiptare në koncertin е 2 prillit 1939, në kuadrin е “Javës pleqërishte” dhe mё pas manifestuan nëpër rrugёt e Tiranës kundër politikës tradhtare të Ahmet Zogut. Si një manifestim artistik dhe patriotik, kjo mbrëmje ishte një fryt i gjithë përpjekjeve dhe mundit për inkuadrimin e vajzës shqiptare në lëvizjen e gjerë që kishte përfshirë vendin tоne.
Por erdhi 7 prilli dhe bashkë me të dhe këmba е pushtuesit italian. Ме kaq mbaruan edhe festat shkollore të Institutit Femëror të Tiranës, të cilat instruktorët qё hynë në shkollë u munduan t'i kthejnë në shfaqje të devocionit të rinisë shqiptare ndaj Italisë fashiste, qëllim të cilit ata nuk ia arritën.
Si një nga përkrahëset dhe nxitëset e protestave të nxënëseve, Jorgjisë i hiqet e drejta рёг të dhënë mësimin e muzikës dhe ngarkohet të japë lëndët e historisë dhe gjeografisë për klasat e para fillore, një fakt ky që ishte shumë kuptimplot.
Megjithate lidhjet me nxënëset e saj ajo nuk i shkëputi, filloi t'u mësonte kënget partizane, tё cilat sapo kishin filluar të buçitnin në male. Shumë nga vajzat e këtij Instituti lanë shkollën dhe u rreshtuan në çetat e brigadat partizane, duke u bёrё heroina të pavdekshme, ndermjet të cilave Margarita Tutulani, Shejnaze Juka, Ramize Gjebrea, Penelopi Pirro etj.
Kënga e tyre në malet dhe fushat e Shqipërisë mori tashmë një kuptim mё të plotë e mё të fuqishëm, duke ngritur реshё zemrat e luftëtarëve të lirisë.
Lola Gjoka e Jorgjia Truja ne teatrin e Bukureshtit-1949 |