Vilson Kilica, 1932



Piktori shqiptar Vilson Kilica ka lindur në vitin 1932 në qytetin e Fierit. Gjyshi i tij, Tonç Kilica, ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit në vitin 1912 dhe ka ngritur flamurin e Pavarësisë në këtë qytet. Në vitin 1949 Kilica fiton konkurimin na Liceun Artistik "Jordan Misja" ne Tirane, ku, nën drejtimin e piktorit Sadik Kaceli përfundon studimet me medalje ari.
Në vitin 1952 fiton nje burse per të studiuar në Akademinë e Arteve "I.E Rjepin" në Leningrad, nen drejtimin e profesorit B.V.Ioganson. Përfundon studimet me rezultatin "Shkëlqyeshëm".
Pas diplomimit kthehet në Shqipëri, ku impenjohet tërësisht në themelimin e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë, në perzgjedhjen e stafit pedagogjik dhe në hartimin e programeve mësimore.
Vilson Kilica është drejtori i parë i Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.




Gjate karrieres se ti, Kilica ka hapur shumë ekspozita personale dhe në grup. Mbi 100 vepra ndodhen në koleksione familjare - private në Itali, SHBA, Gjermani, Slloveni, Serbi, Francë, Greqi, Spanjë, Norvegji, Bullgari, Zvicër, etj.
Shumë vepra ndodhen gjithashtu në institucione kombëtare dhe lokale brenda vendit si dhe në koleksione private.

  • 1959-1989 Merr pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të arteve figurative me punime në pikturë në Turqi, Rumani, Kinë, Jugosllavi, etj. Po gjatë kësaj hapësire kohore ka marrë 3 “Çmime Republike”respektivisht në vitin 1964, 1970, 1979;
  • 1969 Ekspozon në Ekspozitën Kombëtare të Arteve Figurative- çmimi i parë në pikturë, kompozim;
  • 1981 Vendoset në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar mozaiku “Shqipëria” (realizuar me 4 bashkautorë);
  • 1993 Ekspozon në galerinë TE&GI;
  • 1993 Ekspozon në galerinë Kombëtare - Ekspozita vjetore "Onufri";
  • 1996 Ekspozitë vetjake në “Hotel Europark” në Tiranë;
  • 1998 Ekspozitë e përbashkët me S. Shijakun në Marmande të Francës;
  • 2003 Ekspozitë vetjake në galerinë e Fierit;
  • 1999 - 2005 Merr pjesë në Ekspozitat "Nëntor" 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 11, 12;
  • 2006 Ekspozitë e përbashkët me Sali Shijakun në Prishtinë, Kosovë;
  • 2006 Një pjesë e veprave ruhen dhe ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.