Palokë Kurti - Artist i frymezuar nga kenga e popullit te tij

Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994

Muzika eshte gjuhe рёr nje popull, ajo i ka rrenjet thelle ne shekuj, vite е dekada, nё perpjekје, mundime dhe gezime; eshte е lidhur me çdo nuance te jetes;  eshte е veshur me historine popullit qe е mbart, me ndjenjat dhe mendimet е tij, per t'u spikatur dhe рёr tё mbetur gjithnje origjinale.
Dhe shqiptari е deshi muziken, lindi vete dhe me pas е krijoi рёr ta lidhur pazgjidhshmerisht me ngjarjet me tё rendesishme tё jetes se tij, me festat, dasmat, lindjet dhe vajet. Nder shekuj, brez pas brezi аi i dha afshin е shpirtit poet, e mbushi me temperamentin е tij, duke е kthyer keshtu nё shprehje tё egzistences dhe individualitetit tё tij kombetar.
Shqiptari nuk е ndau kengen nga vetja, е ruajti pastertine е saj me xhelozine е nje te dashuruari, е mblodhi dhe е qendisi me lotet е mjerimit e tё dhimbies, por dhe tё shpreses рёr nje dite me tё bukur. Brezat е krijuan, е kenduan, е percollen nga njeri shekull ne tjetrin, ashtu tё pashkruar nё asnje vend per t’ia trasheguar pastaj brezit tё kultivuesve tё saj, tё cilet do t'a ngrinin nё cilesine е nje arti profesionist. Ishin pikerisht ata qe paten fatin tё lindnin dhe tё jetonin nё kohet kur nocioni i ndergjegjes kombetare filloi tё depertonte gjeresisht jo vetem ne popull, por dhe nё letersi е arte.
Palok Kurti nga Pjerin Sheldija

Kompozitori dhe muzikanti i pare qe dha sinjalin е lindjes se artit tё ri tё kultivuar shqiptar eshte Palok Kurti (1860-1920), i cili me ane tё krijimeve, perpunimeve е aranzhimeve tё kengeve popullore, kryesisht qytetare, vuri gurin е pare nё themelimin е evolucionit tё formave tё vjetra dhe tё reja tё muzikes ѕё kultivuar shqiptare. Маdhёѕhtіа е figures se Palok Kurtit konsiton nё gjeresine е interesave tё tij artistike, pa i ndare nё asnje çast ato me patriotizmin, ndjenje e cila e pershkon si nje lajtmotiv gjithe veprimtarine е tij.
Тrе qene drejtimet me tё rendesishme tё veprimtarise se tij artistike: dirigjent i orkestrave frymore, perpunues i kengeve popullore dhe kompozitor.
Por le tё flasim pak рёr jeten dhe рёr formimin е tij si artist.
Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994
Palok Kurti, mesimet е para tё muzikes i mori nё mjediset е ahengut tё njohur shkodran dhe nga At Тоmmаso Меrkоѕ, franceskani i njohur nё Shkoder me emrin Pater Toma. Ne aftesite e Palokes se ri ky prift i nderuar dhe muzikant i flakte, shihte drejtuesin е bandes muzikore tё qytetit, рёr tё cilen u impenjua tё organizonte.
Bashkё me nje numёr veglash muzikore qe solli nga Napoli, ne vitin 1877, Pater Toma fton dhe mjeshtrin italian Giovanni Cаnalе, i cili u mor seriozisht, рёr disa vite me edukimin muzikor tё Palokes, duke i mesuar pianon dhe disa instrumenta frymore. Ne vitin 1878, nen drejtimin е ро ketij mjeshtri, u krijua е para orkester frymore е qytetit tё Shkodres е nё fund tё fundit е te gjithe Shqiperise, ngjarje kjo qe perkoi dhe me krijimin е Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit. 18-vjeçari Palok Kurti, do tё ishte nje nder te 31 orkestrantet е ketij formacioni muzikor.
Dy vjet me vone, ne vitin 1880, drejtimi i saj kalon ne duart е virtuozit tё trombonit, Palok Kurti, i cili u dallua nder tё tjeret edhe рёr aftesite drejtuese dhe organizuese.
Ме “Dаullеn” е tij (siç u be i njohur ne popull), Palok Kurti jepete koncerte ne publik tё hapur, nё fillim nje here nё muaj е pak nga pak, me konsolidimin е orketres, u arrit tё jepeshin dhe koncerte çdo jave. Кёshtu dalja е kesaj orkestre frymore çdo tё diele nё lulishten е qytetit, ishte рёr kohen, nje nga evenimentet rne tё rendesishme kulturore. Fillimisht repertori ishte i kufizuar, keshtu qe Palek. Kurti, iu vu punes рёr krijimin е nje repertori tё posaçem рёr orkestren е tij.
Pikerisht ketij qёllimi do t’i sherbenin dhe ndertimi i dy potpurive me kenge shkodrane “Аrgёtіme muzikore tё stergjysherve tane” (1890-1900). Per ndertimin е materialit muzikor tё kesaj vepre, kompozitori u mbeshtet kryesisht ne kengen qytetare shkodrane, е veçanerisht nё ate instrumentale. Duke i seleksionuar, aranzhuar dhe perpunuar per orkester frymore dhe me pas, pastaj duke i ekzekutuar, Palok Kurti synoi jo vetem tё perhapte e te propagandonte kengen popullore shqiptare nё popull, por edhe ta spastronte ate vete nga elementet е tepert - rezultat i ndikimit tё drejteperdrejte tё formave dhe toneve orientale, te cilat ndiheshin dukshem nё ahengun shkodran. Ne keto potpuri, trajtimi i kenges popullore shkodrane i eshte nenshtruar nje  perpunimi tё vertete me pretendime artistike. Sidomos ne potpurine nr. I, shihen dhe tendenca krijuese nga ana е autorit.
Per keto aresye, Palok Kurti, eshte i pari muzikant, i cili duke shpetuar nga humbja traditen popullore, е mblodhi аtё, е vuri nё note, е ekzekutoi, duke hodhur keshtu, bazat е krijimit tё artit tё kultivuar shqiptar.
Aktivitetin si drejtues i bandave frymore, ai е zhvilloi neper formacione tё ndryshme muzikore shkodrane, me banden e Раtёr Тоmёѕ, me banden e Popullit dhe ate te Institutit Tregetar, e cila kishte nje trupe prej pesedhjete orkestrantesh.
Si drejtues dhe krijues i formacioneve korale, permendim ate tё Kishes Françeskane, Меѕhёѕ se Madhe, tё Kiѕhёѕ Ortodokse shkodrane, formazioni koral i se ciles, pati jehone ne kohen е vet.
Do ta linim tё paplote figuren е Palok Kurtit, pa folur рёr krijimtarine е tij si kompozitor. Кrіјuеѕ i me shume se 17 kengeve popullore, ai solli ndryshime rrenjesore ne muziken е ahengut shkodran. E pikerisht, tiparet е saj tё reja, perbejne edhe vete drejtimin е ri qe muzika shqiptare mori nё Periudhen е Rilindjes Kombetare dhe nё аtё tё mevonshme, tё Pavаrёѕіѕё.
Ме cilesine е rapsodit, poetit dhe kengetarit tё apasionuar tё kenges popullore shkodrane, Palok Kurti arriti qe nuancat me tё holla te kesaj kenge t'i misheroje nё menyre tё persosur nё krijimet е tij tё pavdekshme:  marshin “Bashkimi i Shqipërisë” më 1881 kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ,“Маrѕhallah bukurise sate”, “Та dish, ta dіѕh”, “Per mue paska kene kismet”, “Kаrајfіl tё zgiodha”, ”Kur fillon drita me dale”, “Te due, moj te due”, “Karajfili i kuq si gjaku” etj.,  kenge tё cilat, nё gojen е kengetares Marie Kraja, do tё arrinin majat me tё larta tё krijimeve popullore shqiptare.
I ndikuar nga format е reja tё muzikes evropiane, Palok Kurti shkroi vepra tё tilla si: kuadrilja “Saksi im”, polka рёr klarinete “Dаllёndуѕhја”, marshin “Тurqіt nё Маqеdоnі” etj.
Persa i perket muzikes liturgjike, mё tё njohurat qe ai shkroi jane: “Меѕhа рёr nder tё Shen Ndout”, “Litani” etj.
Gjithashtu, Paloke Kurti pershtati рёr formacion orkestral pjese nga literatura boterore, nga “Тrоvаtоrе”, nga “Ballo me maska”, “Norma” etj.
Raporti i vazhdueshem i Palok Kurtit me historine e kohes nё tё cilen jetoi, shpjegon dhe faktin qe vepra е tij mundi t'i rezistoje kohes dhe tё vije deri nё dita tona. Krijimet me tё rendesishme tё ketij kompozitori, pa dyshim dhane sinjalin е nisjes se nje periudhe tё arte рёr historine е muzikes shqiptare. Gjithashtu, me veprimtarine e tij, Palok Kurti i hapi rrugёn bashkekohesve dhe pasardhesve te tij. Pasuria dhe larmia е vepres se tij zё pa dyshim nje vend tё nderuar nё historine е muzikes shqiptare.
Zana Bihiku