Ikbal Bihiku - Books & Painting

Albanian Folk Costumes






Motive popullore Shqipetare 
Tekstili e Trikotazhi


Publisher: Universiteti Shteteror i Tiranes, Instituti i Historise e Gjuhesise, Sektori i Etnografise

Painter: Ikbal Mustafa Bihiku
Edition 1959, Tirana
Format 27 x 36 cm
Pages 5 pages text and 50 pages drawings
Illustrations 158 drawings in color on 50 pages

















Arti popullor shqiptar Punime leshi ne vegje

Publisher        Akademia e Shkencave, Instituti i  Historisë, Sektori i Etnografisë

Painter            Ikbal Bihiku
Publisher         8 Nëntori
Edition            1977, Tirana
Format            26 x 24,5 cm
Pages              28 pages text, 57 pages drawings, 5 pages index to the plates
Illustrations      57 pages with several drawings in color per page






Veshje popullore Shqiptare Albanian folk costume


Publisher     Instituti i Kulturës Popullore, Departamenti i Etnologjise
Vëllimi 1      Volume 1


Painter: Ikbal Bihiku
Edition 1999, Tirana
Format 24 x 30 cm
Pages 208
Illustrations 156 color photographs

This is the first volume in a series of five as planned, three volumes already published.
The first volume contains text and photographs of the folk costumes of the following southern regions of Albania: Saranda & Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Vlora, Berati, Fieri & Mallakastra and Lushnja. These are the south-western regions.
It is mainly a photographic documentary with splendid colour photographs of people in costumes (most of them full page) and details with an explanation per region written by the leading ethnologists in the field: Andromaqi Gjergji, Mark Tirto and Spiro Shkurti, all Prof. Dr. and Llambrini Mitrushi, ethnologist, supervised by Prof. Dr. Afërdita Onuzi. The drawings are made by Ikbal Bihiku.
Each chapter starting with a detailed map of the ethnographical regions makes these volumes a perfect reference work and a gem on Albanian folk costumes.





Arti popullor shqiptar Punime me grep e me gjilpere

Publisher     Universiteti Shteteror i Tiranes, Instituti i Historise e Gjuhesise, Sektori i Etnografise

Painter:       Ikbal Bihiku
Edition       1976, Tirana











Qilima Shqiptare 
- Tapis albanais - The Albanian carpets

Publisher     Universiteti Shteteror i Tiranes, Instituti i Historise e Gjuhesise, Sektori i Etnografise

Painter:       Ikbal Mustafa Bihiku
Edition       1960, Tirana
































Veshjet – begati e kulturës shqiptare
Për veshjet kombëtare shqiptare në viset etnike, e në veçanti ato në Kosovë, është shkruar mjaft shumë, sidomos nga Mark Krasniqi, Rrok Zojzi, Mark Tirta, Andromaqi Gjergji, Afërdita Onuzi, Ikbal Bihiku, Maks Velo, Drita Statovci, Ukë Xhema, Shpresa Siqeca e shumë të tjerë. Dhe, konstatim i këtyre shkrimeve është se Kosova është trevë e pasur me veshje popullore, që karakterizojnë kohë të ndryshme, e të cilat nga ndikimet e kohëve moderne, e sidomos nga ndikimet e lëvizjeve të popullatës kah shtetet e perëndimit, dukshëm ka rënë interesimi për punimin e veshjeve popullore shqiptare. Një sjellje kësisoi me siguri se do ta varfërojë fondin edhe ashtu të vogël të veshjeve popullore.
Në anën tjetër, nga literatura për veshjet kombëtare shqiptare të autorëve të përmendur, del si konstatim tjetër se në viset etnike shqiptare, deri më tash janë të njohura së paku 140 forma të ndryshme veshjesh popullore, të realizuara në më se 5000 tipe e varianta, të cilat janë të grupëzuara sipas gjinisë në zona të ndryshme etnografike.
Ka pjesë të veshjes edhe nga koha ilire
Fiset ilire në këto vise kanë lënë gjurmë edhe në aspektin e veshjeve popullore. Bie fjala, fiset ilire kishin kostumet e veta tradicionale - kësula për meshkuj dhe vele të gjatë flokësh për femra, pastaj petk të mbështjellur për kreahëror, mbështjellësinë me një pelerinë e kështu me radhë. Do përmendur se pelerina e tyre, duke u zhvilluar me emrin Dalmatika, hyri edhe në Romë dhe atje mbeti si petk i sipërm i klerit të Romës dhe i mbarë klerikëve të krishterë të ritit katolik. Më pas, ndër veshjet për meshkuj, veshja me fustanellë, sipas dëshmive arkeologjike të periudhës së shekujve V-IV para kohës së re, konsiderohet e përdorur nga fiset ilire. Bile, fustanella iliro-arbëro-shqiptare është vërejtur edhe nga autoritetet e huaj, si nga A. Bue, i cili thotë se për fustanellë, që donminonte në shumë krahina të banuara me shqiptarë, nevojitej shumë material, përkatësisht udhëshkruesi anglez Spenser, duke kaluar nëpër viset shqiptare, kishte konstatuar se fustanella nuk e mbanë nxehtësinë.
Veshja - element i kulturës shpirtërore e materiale i një populli
Kostumografia apo veshja e një populli gjithmonë është trajtuar si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike. Po ashtu, veshja e një populli është edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatë shekujve. Nga kjo del se edhe shkenca etnografike shqiptare ka arritur rezultate të konsiderueshme, sidomos kur veshjet popullore i shikojmë si në aspekte strukturale, morfologjike, artistike, funksionale, tipologjike e historike, që do të thotë se veshjet e kohërave të ndryshme vazhdojnë te ne të gjallërojnë si traditë e mirëfilltë dhe kulturë kombëtare.
Veshjet popullore, përkatësisht kombëtare, si kjo jona, në radhë të parë janë shprehje artistike, sepse çdo veshje me pjesët e saja, tipet e variantat apo pjesët e tyre punohen me dorë e me kreativitet. Gjatë punimit të tyre shprehet ndjenja për të bukurën. Motivet zgjedhen dhe krijohen duke u bazuar në radhë të parë krahas nivelit të zhvillimit ekonomik por edhe shoqëror. Kështu, edhe motivet e krijuara në veshjet shqiptare me kalimin e kohës ndërrojnë vendin. Ndër motivet e veshjeve shqiptare më së shumti ka dominuar dielli në trajtë spiraloide, pastaj shqiponja dykrenare, gjarpëri si mbrojtës i shtëpisë, kulqedra si armike, drangoi, kurrizi i peshkut e tjera, kurse te pjesët e veshjes që punoheshin me vegje kryesisht kanë dominuar motive floreale, motive me figura gjeometrike, zoomorfe e shumë më pak ato antropomorfe.
Në anën tjetër, transformime ka pasur edhe në aspektin kromatik. Kjo shihet sidomos në periudha të ndryshme historike kur kanë dominuar ngjyrat e forta, apo ato herë-herë janë zëvendësuar me ngjyra më të lehta. Në fakt, sa më thellë të futemi në lashtësi ngjyrat na dalin më të uniformuara, sidomos kur janë përdorur ngjyrat natyrore të lëndës së parë.
Veshjet - thesar i çmueshëm
Mozaiku i veshjeve popullore shqiptare përbëhet nga qindra e mijëra pjesë e eksponate elementesh sipas destinacionirt, si për femra e meshkuj, pastaj sipas kohëve - stinëve e punëve, sipas gjendjes emocionale të familjes (dasma, vdekje, martesë, fejesë, festa fetare e kombëtare, dalje në pazar), sipas zonave etnografike - krahinave e rajoneve, kurse sipas besimeve duhet të konstatojmë se dallimet fetare pothuaj se nuk ekzistojnë, përkatësisht nuk reflektohen në veshjet fetare, sidomos ato të meshkujve. Një dallim i vogël sipas përkatësisë fetare të besimtarëve vërehet sidomos te femrat e Hasit të Thatë, veçmas femrat e besimit katolik të Zymit vishen ndryshe nga femrat e besimit islam në Zym apo në fshatrat tjera të këtij rajoni etnografik.
Do përmendur se kohëve të fundit janë zvogëluar dallimet dhe veçoritë në veshjet popullore midis zonave të ndryshme etnografike në Kosovë, dallime këto që dikur ekzistonin. Megjithatë, veshjet më autoktone, përkatësisht më të vjetra që janë ruajtur në Kosovë me siguri se janë ato të meshkujve të rajonit të Rugovës, që dallojnë nga çdo rajon tjetër, si dhe veshjet e femrave pa dallim besimi të Hasit të Thatë, të cilat jo vetëm që janë plotë kolorit e shprehje artistike, por edhe nuk përsëritën në asnjë rajon etnografike në Kosovë e viset tjera etnike shqiptare.
Si do që të jetë veshjet paraqesin një thesar të çmueshëm të kulturës tradicionale kombëtare, edhe pse veshjeve kohëve të fundit me të madhe po i kërcnohet rreziku i zhdukjes nga kohët moderne, por edhe nga ndikimet, qofshin ato që po i bartim nga orienti, si dimitë, dallamat, stolitë, këpucët e kështu me radhë, apo nga perëndimi prej nga nuk depërton asgjë nga veshjet tradicionale përveç veshjeve të kohës në të cilën po jetojmë, por se veshjet tradicionale me vlerë kombëtare në Kosovë rrallë kund po punohen e prodhohen. Ato pak veshje që kanë mbetur kryesisht po ruhen e kultivohen nga shoqëritë kulturoro-artistike amatore, të cilat edhe prezentohen me to, e jo si ansambli "Shota", i cili skajshëm e ka bastarduar veshjen tradicionale duke bërë kombinime që askund dhe në asnjë zonë etnografike nuk bartën në atë mënyrë.  
Frrok KRISTAJ