Sadik Kaceli | Realist painter


Albanian painter Sadik Kaceli (1914-2000) was born in Tirana, of a large family from the nearby Dajti region. From 1929, he attended the American Vocational School, where he specialized in drawing. He acquired an initial knowledge of world art from the art books and magazines that he discovered at the new Herbert Library, the first public library in Albania, founded by Lady Carnarvon.

Wishing to study art in France, he wrote a letter to French painter Henri Matisse (1869-1954), who replied to him on 12 April 1936, recommending that he contact art critic André Lhote (1885-1962) and study at the Ecole Nationale Supérieure des Beaux Arts in Paris. In September 1936, assisted financially by his brothers, Kaceli thus left for Paris and continued his training there until 1941.



On his return to Tirana, he taught art at a secondary school and then, from 1946 until his retirement in 1973, at the Jordan Misja Academy. Sadik Kaceli was a Realist painter though he was never willing or able to adapt his style completely to the prerequisites of Socialist Realism and was thus marginalized for many years during the dictatorship. He is remembered for both portraits and landscape paintings.


























Sadik Kaceli (1914-2000) lindi në Tiranë. Në vitet 1932-‘36, nën drejtimin e pedagogëve Andrea Kushi, Mario Ridola dhe Abdurrahim Buza ndoqi “Shkollën e Vizatimit” në Tiranë. Në vitin 1934 u zgjodh si nxënës i shkëlqyer i “Shkollës së Vizatimit” dhe së bashku me një grup nxënësish të “Gjimnazit të Shtetit” u shpërblyen me një udhëtim në Stokholm. Më 12 prill 1936 Sadik Kaceli, pasi i kishte shkruar një letër Henri Matisse, për ta ndihmuar që të fillonte akademinë në Paris, mori përgjigje pozitive për të ndjekur një akademi të rëndësishme të drejtuar nga Andre Lhote.  Sadik Kaceli është një nga piktorët e vetëm shqiptar që studioi në “Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura” në Paris. Në vitin 1941 kthehet në atdhe dhe filloi punë si mësues në “Gjimnazin e Shtetit” në Tiranë ku punoi deri në vitin 1946, duke u bërë një nga piktorët më të njohur në vendin tonë. Kaceli është autori i kartëmonedhës shqiptare të stampuar në vitet e para të çlirimit, autori krijues i stemës së Republikës së Shqipërisë dhe i dizajnit të flamurit Kombëtar Shqiptar, në vitin 1946. Në ish Kinostudion “Shqipëria e re”, në vitin 1952, Kaceli realizoi një nga afresket në pjesën e sipërme të hollit hyrës. Nga viti 1946 deri në vitin 1973, Kaceli ka qenë pedagog në Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, për shumë breza nxënësish. Vepra “Lexuesja” e pikturuar në vitin 1947 është punimi i parë i koleksionuar në vitin 1955, në fondin e GKA-së. Koleksioni me vepra i Sadik Kacelit, që ndodhet në GKA përmban 45 punime në teknikat: vaj, pastel, akuarel, tempera, vizatim dhe grafikë.