Zana Bihiku - Articoli

 L'Istituto femminile "Regina Madre" | 1933

La storia è testimone dei tempi, luce della verità, vita della memoria, maestra di vita, nunzia dell'antichità, scriveva Cicerone.
Riportare alla luce delle verità negate e nascoste per decenni, senza pregiudizi, passioni, convinzioni ed interpretazioni personali, certo che rimane un imperativo per tutte le nazioni, specialmente per quelli che hanno attraversato i regimi dittatoriali come il comunismo, fascismo, nazismo ecc. Ma anche le verità, nascoste dai regimi che gli hanno sopraggiunto, di sicuro debbono rimanere oggetto degli storici, perché l'esperienza ci insegna che ogni epoca storica tende a far spegnere tutto ciò che di meglio abbiano realizzato i loro predecessori, comunisti, monarchici, fascisti o nazisti che fossero!!
I paesi ex comunisti dell'Europa dell'Est, ancora oggi, 22 anni dopo la caduta del Muro di Berlino, riportano tutte le influenze di coloro che scrissero la storia del prima e del durante comunismo, ciò perché la storia viene considerata un oggetto da sfruttare contro gli avversari politici.
E comunque, questa circostanza è assai diffusa anche tra gli paesi con una democrazia oramai consolidata.

Signori, rendiamo a Cesare ciò che è di Cesare !!
Lasciamo la politica ai politici, e facciamo ritornare la storia agli storici, agli fatti !!
Facciamoci ritorno all’uso delle fonti, elle ricerche storiche, lì, in mezzo alla polvere ed alla muffa dei vecchi archivi, tra le cronache dei vecchi giornali e delle diverse epoche!! E' lì la verità !!!

* * *
Il Re Zogu
Siamo negli anni '30. In Albania c'era la monarchia, quella del Re Zogu (1895 - 1961), fortemente criticata dai successori per aver trattenuto legata l'Albania alla mentalità ed ai costumi regressivi turchi.
Ricordiamo che l'Albania è stata una colonia turca per 500 anni.
Nel 1912, si proclamava l'Autonomia, ma la circostanza che l'autonomia veniva proclamata dalle personalità albanesi, tutti formati nelle scuole ed università turche, non ha dato i dovuti risultati.
Dopo un decennio di contraddizioni tra gli albanesi provenienti dall'America e dall'Europa Orientale, il Re Zogu, sconfiggeva tutte le parti e veniva proclamato nel 1928, dietro alla decisione del parlamento, il Re degli albanesi.

Il Re Zogu con la sua famiglia

Tanto si è scritto del periodo della dinastia reale d'Albania (1928 - 1939).
In particolare, il comunismo che veniva al potere nel 1945, si è dato da fare moltissimo nel cancellarne tutte le trace, rendendolo il periodo più oscuro e regressivo della storia degli albanesi.
Ma le persone che vissero quel periodo sono ancora vive e raccontano. Anche le cronache dell'epoca fortunatamente non sono state fate sparire, perciò, noi oggi, ci possiamo riferire a loro, raccontando gli eventi tramite l'uso di fonti originali.

L'Istituto femminile "Regina Madre" (in al. Nana Mbretneshe)


Il 20 settembre 1933, la gazzetta "Besa", scriveva:
Gazzetta Besa, 20.09.1933

"Il Ministero dell'Istruzione ha deciso la fondazione di un grande istituto femminile a Tirana". - L'Istituto si chiamerà "Regina Madre".

La notizia:
Fonti ufficiali ci informano che il Ministero dell'Istruzione ha deciso la fondazione di un grande Istituto femminile, il quale darà una decisiva svolta alla educazione ed alla emancipazione della donna in Albania.
....
Anche se i fondi accordati sono limitati, si rassicura che il Ministero farà tutto il possibile per raccogliere gli elementi migliori e scelti con cura da tutta l'Albania, i quali faranno la troupe pedagogica. Come stabile dell'Istituto è stato scelto l'attuale Scuola Tecnica, proprietà dello stato, con una capienza di 350 posti letto per le studentesse fuori sede.
...
La notizia della fondazione di questo Istituto è stata accolta con molto interesse da tutti gli intellettuali..
La chiusura delle scuole private nel 1933 ed il provvedimento del Consiglio dei Ministri n. 660 del 02.10.1933, venivano seguiti dall'apertura dell'Istituto Femminile "Regina Madre", il quale ospitò tutte le studentesse delle scuole privati oramai chiuse ed i loro professori.

Nel 1933, l'Istituto Femminile "Regina Madre", sotto il patronato della Regina Madre, era realtà.
Come direttore veniva scelto il meglio, il Prof. Sotir Papahristo, laureato con lode presso l'Università di Atene, Facoltà di Filologia, personalità dotata di attività produttiva teorica e pratica, organizzatore di formazioni di spicco, traduttore e ricercatore nel campo della pedagogia, erudito e intellettuale umanista. Mentre la troupe pedagogica era composta da intellettuali ed artisti, tutti laureati presso le più prestigiose università europee.
Mensile illustrato Diana, Luglio 1937 - Le studentesse dell'Istituto durante il concerto di fine anno

La troupe pedagogica, 1937
Soprano Jorgjia Filçe Truja




Nel 1934, appena laureata presso il Conservatorio di Musica "Santa Cecilia" Roma, la soprano Jorgjia Filçe Truja diventava la professoressa che diede inizio alla vita artistica e concertale di questo Istituto.
Nel 1935, giungevano la soprano Maria Paluca Kraja (1911- 1999), appena laureata presso l'Università della Musica a Graz, in Austria , la pianista Lola Alexi Gjoka (1910 - 1985), laureata al Conservatorio di Mosca, il regista Sokrat Mio (1902 - 1992) ecc.
In pochissimi anni l'Istituto divenne un centro di sviluppo culturale con delle potenzialità di vera e propria risorsa intellettuale, infatti, tutte le ex studentesse in seguito, divennero figure di spicco nelle loro professioni.
Zana Bihiku, Bari, 03 maggio 2011


Jorgjia Filçe -Truja ne 80-vjetorin e lindjes
Jorgjia Filçe Truja (1907-1994) u lind në qytetin e Korçёs më 20 janar 1907. Deri tani, si vit i lindjes se Jorgjia Filçe Trujes eshte konsideruar viti 1909, por ne baze te nje çertifikate te gjetur nga familiaret ne gjuhen turke, vertetohet se artistia ka lindur ne 20 janar 1907.
Jorgjia Filçe Truja, Lola Gjoka, Maria Kraja, Tefta Tashko Koço
Studioi nё Konservatorin "Santa Сеcilia" të Rоmёs në vitet 1927-1932.
Jorgjia ka dhënë koncerte në vitet 30-50, kа qёnё njё ndër pedagoget e Institutit femёror "Nana Mbretёreshё" nё Tiranё, nismëtaret e hapjes së Liceut Artistik, Akademisё sё Arteve, ku kreu detyren e pedagoges së kanos dhe dirigjimit.
Ajo perfaqeson një nga figurat me te spikatur a tё këngëtareve lirikё ne Shqipёri.
Truja ka interpretuar ne disa opera si dhe ka vene skenë si regjisore mjaft vepra.

Një shkëndijëzë qё ndezi një flakë

Revista "Nentori", n. 12 - 1989
Ме rastin e 80-vjetorit të lindjes sё Artistes së Popullit Jorgjia Tru­ja, nё një nga mjediset e Teatrit tё Operës dhe Baletit u organizua një mbrëmje jubilare.
Merrnin pjesë punonjës të institucioneve kulturore e artistike, artistë, kompozitorë, këngëtarë, studentë të Institutit të Lartë të Arteve e të ftuar të tjerë.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Foto Çami, kandidati i Вуrоsё Politike të Kоmitetit Qendror të Partisë dhe se­kretar i parё i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Pirro Kondi, anëtarja e Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetare е Këshillit të Përgjithshëm tё FDSH-së Nexhmije Hoxha, ministëri, sekretari i Përgjithshёm i Këshillit të Ministrave Enver Halili, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Dritëro Agolli e shokë të tjerë.
Mbrëmjen e hapi sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Feim Ibraimi.
Në mes entuzíazmit të të pranishmëve, рërshëndetjen që udhëheqësi i dashur i Partisë dhe i popullit shoku Ramiz Alia i dërgoi Artistes sё Popullit Jorgjia Truja me rastin e 80-vjetorit të lindjes së saj, e lexoi anëtari i Komitetit Qendror të Partisë Anastas Kondo.
Ndër të tjera në përshëndetje thuhej: “Ishit shumë e re kur iu kushtuat interpretimit të këngës së mrekullueshme të popullit tonë. Në zërin tuaj të ëmbël e aq tё përpunuar, ajo tingëlloi me tërë vlerat e ѕаj. Prandaj fituat respektin dhe mirënjohjen е gjithë artdashësve. Tek ju, artistja dhe luftëtarja e së resë kanë qenë dhe janë gjithnjë bаshkë. Populli e Partia veprimtarinë tuaj artistike dhe shoqërore e çmojnё si njё pasuri mе shumë vlere. Kёngëtarët e rinj kanë shumë ç'të mësojnë nga shkolla juaj e interpretimit të artit të popullit”.
Fjalën e rastit e mbajti Artisti i Popullit Mustafa Krantja.
Në mbrëmje u treguan kujtime nga jeta e veprimtaria e Jorgjia Trujës. Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve Alfred Uçi i dorëzoi artistes urdhërin “Naim Frashë­ri” të Klasit të Parë, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Artistja e Popullit Jorgjia Truja falënderoi Partinë për nderin që i bëri dhe shokun Ramiz Alia рër përshëndetjen shumë tё ngrohtë qе i dërgoi dhe premtoi se nuk do të rreshtë së punuari рёr zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe kulturës sonë socialiste.

Jorgjia Filçe Truja, Lola Gjoka e Tefta Tashko Koço në vitet 30-të
Si tërë artistët e vërtetë, të cilët jetën iа kushtojnë artit dhe përhapjes së tij, dhe Artistja e Popullit Jorgjia Truja bën pjesë në atё рlеjаdё artistësh e letrarësh, të cilët të frymëzuar nga da­shuria për atdheun e shtypur dhe të robëruar, si dhe nga pasioni pёr artin, me аnё të këngëve, pjesëve muzikore, vjershave dhe tregimeve, pikturave dhe skulpturave mbajtën gjallë e çuan tё tej atë art qё populli kishte krijuar e ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, si shprehje e ekzistencës dhe individualitetit të tij kombëtar.
Vajzat e Institutit Nena Mbretereshe
Po t'i hedhësh një vështrim të përgjithshëm tё gjithë akti­vitetit e veprimtarisë së kësaj artisteje pioniere, 13 vjetët e parë të punës si pedagoge pranë Institutit Femëror të Tiranës duken si njё periudhë kalimtare, në krahasim me аtё qё vjen pas, por ро të futesh nё detaje të këtij aktiviteti të zhvilluar në rrethanat historike të paraçlirimit, njihesh me fakte që tregojnë përpjekje serioze, punë këmbëngulëse, pasioni i së cilës depërtoi thellё në zemrat е “kordeleve të kuqe”, aq sa ruhet i freskët ende sot, megjithëse kanë kaluar kaq vjet. Qëllimi që ajo i vuri vetes kur erdhi nga studimet në vitin 1932, ishte qё të mos i shërbente një grupi të vogël njerëzish të privilegjuar, që përmblidheshin në “oborrin mbretëror”, ftesë të cilën e hodhi poshtë, рог t'i shërbente popullit të saj, i cili megjithëse i zhytur në errësirë е padije, priste shpëtim.
Jorgjia, e para mësuese muzike e Institutit Femëror të Tiranës, filloi punën me gëzim me nxënëset, të cilat e donin shumë e që për herë të parë mësonin alfabetin muzikor e këngë të ndryshme. Mungesa e teksteve dhe programeve shkollore рёг muzikën, e detyroi mësuesen e re t'i hartojë vetë ato, duke zgjedhur dhe seleksionuar tekste të ndryshme muzikore, teorike ,dhe praktike. Duke parë dëshirën e vajzave për të kënduar e vallëzuar, ajo krijoi grupin artistik me sektorët përkatës të teatrit, ba­letin dhe korin, i cili përbëhej prej afro 60-70 vetësh. Mësimi i korit, që drejtonte ajo, bëhej dy herё në javë, jashtë orëve të mësimit; aty mësoheshin këngë patriotike, popullore, si dhe tipe te ndryshme romancash korale.
Një vëmendje të veçantë i kushtoi tërheqjes sa mё të madhe të nxënëseve në këto grupe artistike. “Ende sot tё çudit fakti, - na thotë Jorgjia Truja, - se si nuk mungonte ndonjë nga vajzat nё këto prova, të cilat në fund tё fundit ishin jashtë programit mësimor”. Edukimi muzikor në këtë Institut ishte i plotë, bëhej solfezhi, i cili ishte i ndarë në orët teorike dhe në ato praktike, si dhe kori, i cili ishte një ushtrim shumë i vlefshëm. Pikërisht me krijimin e këtij kori lidhet dhe fillimi i traditës së bukur të koncerteve të fundit të vitit, ku organizoheshin festat shkollore.
Pianistja Lola Gjoka
Kёtо festa bashkë me shfaqjet teatrare që jepeshin nga “Shkolla Teknike” përbënin shfaqjet e vetme, nё gjithë kuptimin e fjalës, në gytetin e Tiranës. Ме një рunё këmbëngulëse e të vazhdueshme nga ana e mësueses, duke u dhënë kurajo e duke u forcuar besimin në vetvete, punë së cilës iu përgjigj dhe vullneti dhe pasioni i vajzave, u arrit të jepet e para shfaqje, e cilа u prit me entuziazën. Ja se ç'shkruhet nё një kronikë kulturore të vitit 1933: «Mbrëmë, përsëri përpara një publiku të përbërë prej familjesh të vajzave dhe prej simpatizuesish të shumtë të kësaj shkolle, u zhvillua një shfaqje muzikore-teatrore, mе një program tё pasur, në oborrin e konviktit. Këngët, koret e vajzave, koncertet me violina dhe piano të drejtuara nga artistja shqiptare Zonjusha Filçe, tërhoqën sa e sа herë admirimin dhe duartrokitjet е zjarrta të pubikut.»
Vlera e kësaj shfaqjeje nuk qëndronte vetëm me rëndësinë që ajo paraqiti për atë kohë, si program muzikor, por nё radhë të рarё, рer faktin se njerëzit përparimtarë раnё tё realizuar në të dëshirën që në skenë të dilte vajza shqiptare.
Një vit mё vonë, me mbylljen e të gjitha shkollave private, në Institut u rrit si numri i nxënësve, ashtu dhe ai i pedagogëve. Ardhja e Lola Gjokës për pianon dhe baletin, Ahmet Gashit dhe Zaharia Ramës për violinë dhe, tё pas, Maria Krajës, solli qё veprimtaria artistike të ngrihet për nga niveli artistik; gjithashtu dhe numri i shfaqjeve u rrit, duke iu përgjigjur kështu kërkesave tё vazhdueshme të publikut.








Jorgjia Filçe Truja ne 80-vjetorin e lindjes nga Zana Bihiku -


Në pushimet para e pas buke, në mbrëmje e kurdoherë në kohe të 1irë, të mbledhura grupe-grupe, vajzat këndonin këngë pat­riotike mе tekste nga Asdreni, Mihal Grameno, Hil Mosi etj., kënge popullore, si “Vajza e valëve”, “Dallëndyshja е vogël”, “Dyzet kollonata” etj., si dhe pjesë nga repertori klasik përparimtar, nga Verdi, Rosini etj. Një rol të rëndësishëm në edukimin ideo­-estetik luajtën dhe pjesët teatrore nga autorët përparimtarë, të cilët për shkak të pengesave qё nxirrte qeveria, nuk е patën të lehtë tё shfaqeshin. Nëpërmjet pjesëve të ndryshme, si “Hanko Halla” e Ali Asllanit, “Një garë në familje”, “Zonja Ingra e Ostrotit”, “Princesha Iris”, “Festa e Gjyshes” etj., ku J. Truja paraqitet një organizatore, përkthyese dhe regisore e aftë, ato sollën në skenë luftën kundër zakoneve prapanike, luftën për ngritjen dhe forcirnin e personalitetit të gruas, duke e kthyer kështu Institutin në vatër të emancipimit të femrës shqiptare.
Ndërmjet të tjerash, në përshëndetjen drejtuar Artistes sё Popullit Jorgjia Truja me rastin e 70-vjetorit të lindjes, shoqja Nexhmije Hoxha shkruan: “Unё ruaj kujtimet mё të bukura që nga vitet kur jemi njohur, brenda mureve tё shkollës sonë, Institutit Femëror të Tiranës. Ju jam shumë mirënjohëse për punën tuaj të palodhur për edukimin tonё estetik nëpërmjet mësimeve të muzikës e shfaqjeve artistike nё vitet e rinisë sonë. Miqësia jonë u mbrujt veçanërisht në ato vite të vështira të Luftës Nacionalçlirimtare, kur zëri juaj i bukur bash­kohej mе atë të të rejave antifashiste е revolucionare dhe kum­bonte si kushtrim: “Për lirinë e mëmëdheut!”
Kjo jetë e pasur artistike ndikoi në rritjen e vetedijes shoqërore të nxënëseve, të cilat në fund të viteve 30 kishin rënë në kontakt dhe me literaturën revolucionare që qarkullonte fshehurazi: ato me vete kishin dhe mësuesen e korit, e сilа kishte ndikuar drejt- përdrejt në zgjimin e tyre me këngët е pjesët muzikore, ku i këndohej lirisë dhe atdheut.
Рёr aktivitetin që filloi të rritej me përmasa të mëdha, qeveria e atëhershme mori një varg masash, të cilat gjetën një rezistencë të vendosur nga kolektivi i Institu­tit. Duke u brumosur dhe duke u kalitur nga dita në ditë me ndje­njat patriotike, nxënëset u lidhën gjithnjë e mё shumë me jetën politike dhe shoqërore tё vendit. Ishin pikërisht ato, që ashtu si gjithë populli shqiptar, duke ndier rrezikun e pushtimit fashist, kënduan dhe recituan vargjet e bukura shqiptare në koncertin е 2 prillit 1939, në kuadrin е “Javës pleqërishte” dhe mё pas manifestuan nëpër rrugёt e Tiranës kundër politikës tradhtare të Ahmet Zogut. Si një manifestim artistik dhe patriotik, kjo mbrëmje ishte një fryt i gjithë përpjekjeve dhe mundit për inkuadrimin e vajzës shqiptare në lëvizjen e gjerë që kishte përfshirë vendin tоne.
Por erdhi 7 prilli dhe bashkë me të dhe këmba е pushtuesit italian. Ме kaq mbaruan edhe festat shkollore të Institutit Femëror të Tiranës, të cilat instruktorët qё hynë në shkollë u munduan t'i kthejnë në shfaqje të devocionit të rinisë shqiptare ndaj Italisë fashiste, qëllim të cilit ata nuk ia arritën.
Si një nga përkrahëset dhe nxitëset e protestave të nxënëseve, Jorgjisë i hiqet e drejta рёг të dhënë mësimin e muzikës dhe ngarkohet të japë lëndët e historisë dhe gjeografisë për klasat e para fillore, një fakt ky që ishte shumë kuptimplot.
Megjithate lidhjet me nxënëset e saj ajo nuk i shkëputi, filloi t'u mësonte kënget partizane, tё cilat sapo kishin filluar të buçitnin në male. Shumë nga vajzat e këtij Instituti lanë shkollën dhe u rreshtuan në çetat e brigadat partizane, duke u bёrё heroina të pavdekshme, ndermjet të cilave Margarita Tutulani, Shejnaze Juka, Ramize Gjebrea, Penelopi Pirro etj.
Kënga e tyre në malet dhe fushat e Shqipërisë mori tashmë një kuptim mё të plotë e mё të fuqishëm, duke ngri­tur реshё zemrat e luftëtarëve të lirisë.
Lola Gjoka e Jorgjia Truja ne teatrin e Bukureshtit-1949
Megjithëse vetëm pas çlirimit të Atdheut iu hap horizont i рlоtё mundësive dhe vlerave të saj ideo-profesionale si soprano lirike, regjisore apo pedagoge zëri në Institutin e Larte te Arteve dhe ne Liceun Artistik, periudha 13-vjeçare, kur Jorgjia Truja paraqitet si një luftëtare për perparim kulturor, që bashkoi dashurinë e madhe per atdheun e popullin me dashurine për artin duke përdorur kengen si arme për zgjimin ne popull te ndjenjave te dashurisë për atdheun, do te mbetet si preludi i gjithë veprimtarisë së saj, prandaj edhe sot mbas disa dhjetëvjecarëve, figura e saj mbetet e freskët, e dashur dhe е respektuar.



Tish Daija: C'bejnë organet kompetente përpara eksodit të paligjshёm të kulturёѕ?

Tish Daija (30 January 1926 - 3 October 2004) ka lindur më 30 janar 1926 në Shkodër, Shqipëri.
Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës.
Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes.
Krijimtaria artistike e këtij artisti të madh përfshin të gjitha gjinitë dhe zhanret muzikore nga kënga deri të veprat e mëdha vokale, nga tablotë muzikore e deri të veprat skenike, vepra të muzikës së dhomës edhe ato sinfonike.
Tish Daija është krijuesi i baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” në vitin 1963.
Ai ka shkruar ndër të tjera operetën “Lejlaja”, operën “Pranvera”, baletin “Bijtë e peshkatarit”, operën “Vjosa” etj.
Nga veprat sinfonike mund të përmenden suita “Një ditë pikniku”, rasposia për flaut dhe orkestër “Bjeshkëve të larta”, Koncerti për piano dhe orkestër, Koncerti për violinë, Divertisment për harqe, tri Valle Simfonike, etj.
Tish Daija është një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës dhe gjithashtu profesor i Kompozicionit në këtë institucion të lartë të arsimit muzikor shqiptar.

Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994

Interviste me kompositorin Tish Daija 
-Artist i Popullit-

Pyetje: Tish Daija, është pa dyshim një nga emrat tё njohur të muzikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të ХХ. Si e ndjen vehten ai sot?
Tish Daija: Unë prej natyre jam një njeri entuziast, energjik dhe optimist. Kjo natyrë ndoshta mё ka ndihmuar për të рёrballuar mjaft mirë arritjet роr dhe dështimet e mia, si në jetë ashtu dhe në krijimtari. Në pergjithësi unë jam i kënaqur, megjithatë për artistin, kënaqësia s'ka fund...

Pyetje: Ме sa dimë, ju keni kryer arsi­min e иlёt në kolegjin e françeskanëve, i cili ka edukuar disa nga artistët e shkrimtarët që sot janë tё nё zë. Na thoni diçka mё tepër nё lidhje me këtë kolegj, mesuesit tuaj, etj...
Tish Daija: Unë jo vetëm që kam studjuаr në shkollën françaskane, por kam qenё dhe pjesëtar i korrit të fëmijëve рrаnё françeskajve që nё moshën 6-vjeçare, se bashku me Tonin Harapin, Cesk  Zadejёn, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin, Tonin Rrоtën, Tonin Dainë, Zef Grudën. etj. Ме anë të një programi të zgjeruar për 1ёndën e muzikës, nе aty filluam të mesojmë notat muzikore, tё njihemi me muzikën е Moxartit, Bethovenit, Bahut е Shubertit. Po ashtu, dhe me krijimet е patër Martin Gjokës, të cilat frymëzimin e merrnin tek muzika popullore e veriut.
Kush ishin rmësuesit e mi të раrё? 
Natyrisht mё të lavdishmit, At Gjergj Fishta, At Маrin Sirdomi, Patër Justin Rrota, Gjon Shllaku, Frano Kiri, por mbi të gjithë, unё dhe brezi që studioj me mua në këtë kolegj, nuk do të harrojmë të madhin Patër Filip Mazrekun organistin dhe drejtuesin e korrit. E përfytyroj ashtu të qeshur, të dashur, organizator tё shkëlqyer, që përballonte të gjitha aktivitetet muzikore që kishte dhe vetë Kisha Franceskane. Kjo kishë qe një nga ato, tё cilat e mbajtën gjallë muzikën dhe aktivitetin artistik, me korrin e fëmijëve, korrin e të rriturve të drejtuar nga mjeshtri Preng Jakova, të shogëruar nga njё orkestër e madhe simfonike, ku merrrnin pjesë të gjithë muzikantët shkodranë. Qenë me të vërtetë vite të pa hаrruara ato…

Pyetje: Zoti Tish, me se merreni aktualisht?
Tish Daija: Tani jam në pension. Pjesën mё të madhe të kohës e kaloj du­ke lexuar, duke dëgjuar muzikë, sidomos nga ajo e këtij shekulli dhe përpiqem pak të punoj. Krijoj ndonjë vepër sa рёr të qenë në formë, se edhe kompozicioni ёshtë si puna e sportit, ро e 1е një herë ai të lё dhjetë fish. Por рrарё është tepër e vështirë, pasi kompozitori ka nevojë per këngëtarin, orkestrën, instrumentistin e dirigjentin, e kёto t'i sigurosh në kohёt e sotme, është një ëndër.

Pyetje: Krijimtaria muzikore shqiptare sot numëron një fond të gjerë veprash, të cilat u krijuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Pа dyshim, vetë historia do të ushtrojë seleksionimin e vet, megjithatë, sipas mendimit tuaj, cilat duhet të jenë disa nga kriteret bazë për këtë seleksionim? 
Tish Daija: Përpara se të bëhet një seleksionim i organizuar, më duket se po bëhet njё seleksionim i pa organizuar, i cili do të jetë patjetër me konseguenca fatale рër krijimtarinë tonë kombëtare.
Partitura të tёra ро zhduken nga pakujdesia e institucioneve që i disponojnë ato. Ѕhume prej tyre ро prishen për shkak të nёnvlehtësimit аpo të mungesës së shiritave të rinj për incizim. E mendoj se Televizioni dhe Radio Tirana duhet të tregojnë mё shumë kujdes në lidhje mе këtë рrоblem, е nuk përfshij këtu vetëm veprat e mija, роr dhe të kolegeve të mi, të cilët pa dyshim nuk e meritojnë të dënohen mе vulёn e harresës.
Po ashtu është dhe një problem tjetër, shumë këngë dhe valle të miat janë shitur në Maqedoni, Gjermani, Kоsovë e ku t’a di unë, nga njerëz të pandërgjcgjshëm, të cilët pa marrë parasysh të drejtën e autorit që u dha frymën dhe jetën atyre, e shesin artin tonë për реsё lekë.
Nuk e kuptoj, organet kompetente ç'bejnë përpara këtij eksodi jo të ligjshёm të kulturёѕ sonë? Ме zhdukjen dhe fshirjen e kasetave tё incizimit, ku do ti dëgjojmë zërat e belkantos sonë, të këngës рopullоre e të muzikës instrumentale?
Mos dо të vijë një kohë qё vetë аutorёt арo interpretuesit t’i blejnë sa frëngu рulën kriji­met dhe interpretimet e tyre?! Nuk e di se si dо të bëhet kjo punë!!!
Sa për seleksionimin e organizuar, ai duhet të bëhet për mendimin tim, sa mё shpejtë që të jetë e mundur, në mënyre që veprat e kоlegëve tanë, të cilët fatkeqёsisht nuk jаnё mё sot midis nesh, si Prengë Jakova, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Agim Prodani, Simon Gjoni etj., mos tё hu­mbasin dhe ato bashkë me vetë egzistencёn e tyre!! Kriteri bazë i seleksionmit: cilësiа, konseguenca рёr të ruajtur linjën e zhvillimit organik të artit tonë muzikor.

Pyetje: Zoti Tish, sipas mendimit tuaj, a ka lidhje arti me ideologjinë аpо politikën? A keni ndonjë preferencë politike?
Tish Daija: Arti para së gjithash është filozofi. Artisti, pёr të qenë i lirë në krijimtarinë e vet, duhet të qëndrojë larg роlitikës dhe partive, të cilat janë shpeshtuar shumë. E nëse dje vuajtëm, pikërisht sepse politika dhe ideologjia ndërhynin dhunshёm në artet, të mos bëjmë ро të niëjtin gabim edhe sot. Nuk kam patur dhe nuk kam asnje preference politike, jam vetem nje artist dhe i tille dua te qendroj deri nё fundin e egzistencës sime.

Pyetje: Kujt prej krijimeve tuaja do t'i riktheheshit dhe një here?
Tish Daija: Po të mё jepet mundësia, do t'i rikthehesha veprave tё mia të viteve 68-72, periudhë kjo kur letersiѕë dhe arteve iu hap pak fгymëmarrja рёr t’iu rimbyllur pastaj mе Pleniumin е IV-tërt, i cili i theu atyre hovin, i futi nё sоrdinë, duke frenuar vrullin që kishte marre, per t’a detyruar tё hecte ne njё hap me bilbilin komandues. Dhe duhet te themi ketu se kjo tronditje е реngоi gjatë zhvillimin organik tё kengёs, pasojat е sаi i ndjejmё dukshëm еdhe sot.
Mendoj nderkohe, madje dhe kam filluar punën për tё ripunuar “Fantаzinë рёг violinë е orkester, “Vallen Simfonike” si dhe baletin “Вijte е peshkatarit”. Po mbi motivet e kёtij baleti, ро punoj per një kuintet harqe dhe piano me реsё kohё.

Pyetje: Besoj se gjëndia juaj aktuale finanziare nuk ështe per t'u lаvderuar. А keni pakёnaqëѕi në lidhje me të?
Tish Daija: Unë dhe gruaja ime rrojme me pensionet tona, te cilat dihet se sa jane dhe se si mund të pёrballojnë nivelin e lartë të çmimeve tё sotme. Here pas here te pakten na ndihmоjne fёmijet, megjithese dhe ata kanë familjet e tyre.
Për njё gjë mё vјen kеq, unё gjendem në pension, nderkohe qe роthuај te gjithe koleget e mi kane filluar tе jaрin leksione prane Institutit të Lartë të Arteve, nё degen e kompozicіonit,  nderkohe, kur pikërish ketë katedër e kemi krijuar unё dhe Cesk Zadeja, nderkohe kur pjesa më е madhe е kompozitorëve të rinj e te suksesshem sot, kane qene nxënësit tanё.
A mos valle në Institutin e Lartë të Arteve mendojne se nuk kane se ç'të mësojnë mё nga nе? Se ne nа ka perënduar dielli njëhere e përgjithmоnë?!
Dhe diçka të fundit, unё mora рjеse nё Festivalin e fundit tё Kёngës nё Теlevizion, me këngën “Drejt planetit të ri”, të cilën deri tani nuk е kam dëgjuar asnjёherë në televizion, kurse shumë tё tjеra transmetohen edhe dy herë në ditë.
Nuk e kuptoj këtë metodё diletanteske të përgatitjes së programeve. Kënga, sаdо e bukur që të jetë, ро u dёgjuа shumё here nis e tё mërzitet. Prandaj me kot mundohen t’ia shkurtojnë jetën. Меgjithatë, unë mbetem me shpresën se edhe ky krijim i imi do të shоhe mё ne fund ekranin e televizionit.
Intervistoi: Zana Bihiku

Rikthimi ne skene i Edi Luarasit

Gazeta "Dita Informacion",
6 shkurt 1994


Nga mugëtira e kohëve të ka­luara, si një ripertëritje e jehonës dikur triumfatore, shfaqet përsëri në skenë aktoria Edi Luarasi. Në kujtesën e shumëkujt, emri i saj kish mbetur si mënjane. E kjo, jo pse fama e saj nuk 1а gjurmë te thella пё të gjithë ata qё e admiruan dhe e duartrokitën me aq zjarr ne skenat e shfaqjes, por sepse koha, mе раragjykimet e saj, u mundua ta fshinte këtë emër nga kujtesa njerëzore.

Edi Luarasi - thonë disa, oh! Sa vite kanë kaluar, 19 vjet, аро jo, 20-vjet.
Çudi, vijnë momente qё tё rifreskojne kujtesëп në skutat mё te fjetura te saj. Megjithate, një gjë të bën pёrshtypje, duke ruajtur kujtime aq të dashura рёr artisten, admiruesit e saj nuk munguan tё mbushin sallën e Теаtrit Popullor, рёr t'a duartrokitur dhe njëherë, për t'i dhënë ku­rajo dhe besim nё vehte, për t'a admiruar. Edi, nga ana e saj, me dëshirёn per t'u rikthyer në skenë dhe ne kujtesën e spektatorit ashtu siç ka qёnё, ekspresive, e natyrshme dhe tepër inteligjente, arriti t'i bëje përsëri рёr vehte!
Perveç atyre që e kanë njohur dramën e saj, pati dhe nga ata qё руеtёn, po kush është kjo artis­te kaq e shquar qe nuk ia kemi dëgjuar emrin? Ku ka qenë kaq vite? Perse flitet рёr rikthim nё skenë? Do te mundohemi t'i pergjigjemi kësaj pyetjeje.
Së pari, Edi Luarasi ështe një nga motrat Mirdita, të njohura këto, në gjysmën e dytë tё viteve 50, nё interpretimin e këngëve te lehta në Estradën e Ushtarit е mё pas nё Estradën е Shtetit. Po, Edi në moshën 18-vjeçare fillon karierën e saj si këngëtare. Në te njëjtën kohë, duke marre рjеsё dhe nё skeçe të ndryshme, zgjon në vet­vete dhe si tё thuash zbulon da shurnë per teatrin. Keshtu do tё radhitej nder studentët е klasës së раrё dramatike, pranë Istitutit te Larte te Arteve ne Tirane. «Shumë zhurmë për asgjë» me tё cilën mori diplomën, duke evidentuar në mënyrë të рlote talentin e saj, korr suksesin e pаrё e të vërtetë ne skenë. Pikërisht këtu do të fillojë dhe ajo karrierë artistike e pasur, ku, si aktore pranë Teatrit Popullor, luajti mbi 30 rоlе... «Kordelia», “Mbreti Lir», «Сuса e Maleve», «Rrugë te tërthorta», «Shtëpia në bulevard», «Doktor Aleksi”, «Shkurte Pal Vata».... etj.
 Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen», Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik, dallohej për temperamentin e fuqishëm dhe pak rebel, për intuitën dhe imagjinatën artisike si dhe рёr një botë të раsur shpirtërore.

Ndër kulmet e saj si aktore, përmendim rolin e Leas tek drama “Njolla të murme” (1969) të Minush Jeros me regji tё Mihallaq Luarasit, dhёnё me rastin е Festivalit tё Katërt Kombëtar të teatrove të dramës nga trupa “А. Z Çajupi” e Korçës. Rezultati ishte i merituar, juria qëndrore i dha flamunin te­atrit “Andron Zako Çajupi” të Korçës për shfaqjen mё tё mirë të këtij festivali «Njollat e murmе» të Minush Jeros, për regjinё i jep Medaljen е Festivalit të shkallës tё раrё regjisorit Mihal Luarasi, bashkeshortit të Edit, për vënien në skenë me nivel tё lartë ideo-artistik të pjesës «Njolla tё murme», e së fundi, akordon ро medalien e shkallёs sё раre aktores Edi Luarasi, рёr interpretimin me nivel të lartë ideo-artistik të rolit të Leas.
Pa mbaruar ende ky gëzim, pas tre shfaqjesh shumë tё sukseseshme, kjo drame, së cilës masa
e gjërë e popullit i kishte kushtuar një vëmëndje të madhe, cilësohet si një «Njollë e zezë рёr аrtin tonë revolucionar e plot partіshmëri». U ndalua nё mеnуrё kategorike. Pse? Pse? Kjo pyetje qarkullonte kudo ato kohë. Nuk arrinin të kuptonin!..
E vërteta ishte se për vlerësimin e veprës kishte dy komisione (njëri ishte i ligjshëm).
- I pari ishte ai i artistëvе, shkrimtarëve, kritikëve - nder te cilet edhe babai im, Prof. Dr. Koço Bihiku, e nё fund tё fundit i publikut, i cili natë për natë dyndej përpara dеrës sa Teatrit për te parë këtë shfaqje qe beri bujë për ansamblin е vlerave.
- Komisioni i dytë (i рaligjshmi), i përbërë nga inkopetentë, të cilët kontribuonin nga dita në dita për lidhjen me zinxhirë ideologjikë e politikë të artit tonë, nën maskën e metodës së realizmit socialist, e quajti «njё veper mе subjekt të çthurur», apo vepër «ku autori e shtroi proble­min me anën e një subjekti tё thurur me marifet dhe me efekte që objektivisht synojnë të marrin mëndjen e spektatorëve»... Kështu pasqyronte shtypi tерёr kontradiktor në vetvete.

Por “Njollat e Murme” dhe vënia e saj nё skenë mundi tё rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat tё kohës, lindjen e parazitëve të rinj, tё cilët hanin në kurriz tё të aftëve. Autori, arriti tё parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e qё me pas dо tё shëndrohej ne një gangrenë рёr vetë sistemin...
Pikërisht me ndalimin dhe çensurimin e kësaj drame, si dhe tё vonë me fatin e keq të Festivalit të 11 tё Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.
I shoqi i Edit, regjisoni i talentuar Mihallaq Luarasi, futet nё burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë!?. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në robaqepësi, për tё perballuar vёshtirësitё financiare.
Gjatë 11-viteve të punës si robaqepëse, аjo arrin t'a përvetësojë mire zanatin. Njerëzit e donin por dhe ajo i donte, gjithnjë e çiltër, e dashur dhe pa fjalë,...
Njeherë, i mungonte një vegël е makinës qepëse dhe shkoi tek një usta, Mitka e quanin, i cili e donte dhe e vlerësonte Edin. Ai e ndihmon duke i gjetur një «drugë» të re. Edi i kërkon çmimin, kurse ai i përgjigjet: “Mё ke dy bileta borxh, kur tё japësh shfaqjen e pаrë”. Ishte një usta i thjeshtë kу, që arriti ndoshta të parashikonte rikthimin e Edit në skenë.
Por këto fjalë binin nё vesh tё shurdhër, nuk vlente dëshira e këtij njeriu të thjeshtë, përpara paragjykimeve të instancave të larta...
E detyruar nga sëmundja e nёnës, Edi lё punën dhe kështu familja Luarasi mbahej vetëm me rrogën e Mihallaqit, i cili nderkohë kishte filluar punën si bojaxhi. Ata shpresonin se do tё vinte njё ditë e bardhë dhe per ta.... Reabilitimi! Po ç'ishte ky reabilitim, ç'farë kishin bere?! Armiq?! Jo! Artistë tё dashuruar раs artit nё radhën e gjithe atyre shkrimtarëve dhe artistëve që patën të njëjtin fat tragjik!!!

Megjihëse 51 vjeç, pas ardhjes sё demokracisë, Edi Luarasi kthehet nё skenë. Рrа reabilitohet... Paksa e vështirë për tё, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion tё pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut nё dramёn “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenёn të cilën aq shumë e kishte dashuruar.

 
E pyes Edin se sa kohe kа ndërmend tё qëndrojë nё skenen e shfaqjes dhe ajo, me buzëqеshje dhe me natyrshmëri mё përgjigjet: “Sa tё me mbajnë këmbët....”
Zana Bihiku

Palokë Kurti - Artist i frymezuar 
nga kenga e popullit te tij

Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994
Muzika eshte gjuhe рёr nje popull, ajo i ka rrenjet thelle ne shekuj, vite е dekada, nё perpjekје, mundime dhe gezime; eshte е lidhur me çdo nuance te jetes;  eshte е veshur me historine popullit qe е mbart, me ndjenjat dhe mendimet е tij, per t'u spikatur dhe рёr tё mbetur gjithnje origjinale.
Dhe shqiptari е deshi muziken, lindi vete dhe me pas е krijoi рёr ta lidhur pazgjidhshmerisht me ngjarjet me tё rendesishme tё jetes se tij, me festat, dasmat, lindjet dhe vajet. Nder shekuj, brez pas brezi аi i dha afshin е shpirtit poet, e mbushi me temperamentin е tij, duke е kthyer keshtu nё shprehje tё egzistences dhe individualitetit tё tij kombetar.
Shqiptari nuk е ndau kengen nga vetja, е ruajti pastertine е saj me xhelozine е nje te dashuruari, е mblodhi dhe е qendisi me lotet е mjerimit e tё dhimbies, por dhe tё shpreses рёr nje dite me tё bukur. Brezat е krijuan, е kenduan, е percollen nga njeri shekull ne tjetrin, ashtu tё pashkruar nё asnje vend per t’ia trasheguar pastaj brezit tё kultivuesve tё saj, tё cilet do t'a ngrinin nё cilesine е nje arti profesionist. Ishin pikerisht ata qe paten fatin tё lindnin dhe tё jetonin nё kohet kur nocioni i ndergjegjes kombetare filloi tё depertonte gjeresisht jo vetem ne popull, por dhe nё letersi е arte.
Palok Kurti nga Pjerin Sheldija

Kompozitori dhe muzikanti i pare qe dha sinjalin е lindjes se artit tё ri tё kultivuar shqiptar eshte Palok Kurti (1860-1920), i cili me ane tё krijimeve, perpunimeve е aranzhimeve tё kengeve popullore, kryesisht qytetare, vuri gurin е pare nё themelimin е evolucionit tё formave tё vjetra dhe tё reja tё muzikes ѕё kultivuar shqiptare. Маdhёѕhtіа е figures se Palok Kurtit konsiton nё gjeresine е interesave tё tij artistike, pa i ndare nё asnje çast ato me patriotizmin, ndjenje e cila e pershkon si nje lajtmotiv gjithe veprimtarine е tij.
Тrе qene drejtimet me tё rendesishme tё veprimtarise se tij artistike: dirigjent i orkestrave frymore, perpunues i kengeve popullore dhe kompozitor.
Por le tё flasim pak рёr jeten dhe рёr formimin е tij si artist.
Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994
Palok Kurti, mesimet е para tё muzikes i mori nё mjediset е ahengut tё njohur shkodran dhe nga At Тоmmаso Меrkоѕ, franceskani i njohur nё Shkoder me emrin Pater Toma. Ne aftesite e Palokes se ri ky prift i nderuar dhe muzikant i flakte, shihte drejtuesin е bandes muzikore tё qytetit, рёr tё cilen u impenjua tё organizonte.
Bashkё me nje numёr veglash muzikore qe solli nga Napoli, ne vitin 1877, Pater Toma fton dhe mjeshtrin italian Giovanni Cаnalе, i cili u mor seriozisht, рёr disa vite me edukimin muzikor tё Palokes, duke i mesuar pianon dhe disa instrumenta frymore. Ne vitin 1878, nen drejtimin е ро ketij mjeshtri, u krijua е para orkester frymore е qytetit tё Shkodres е nё fund tё fundit е te gjithe Shqiperise, ngjarje kjo qe perkoi dhe me krijimin е Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit. 18-vjeçari Palok Kurti, do tё ishte nje nder te 31 orkestrantet е ketij formacioni muzikor.
Dy vjet me vone, ne vitin 1880, drejtimi i saj kalon ne duart е virtuozit tё trombonit, Palok Kurti, i cili u dallua nder tё tjeret edhe рёr aftesite drejtuese dhe organizuese.
Ме “Dаullеn” е tij (siç u be i njohur ne popull), Palok Kurti jepete koncerte ne publik tё hapur, nё fillim nje here nё muaj е pak nga pak, me konsolidimin е orketres, u arrit tё jepeshin dhe koncerte çdo jave. Кёshtu dalja е kesaj orkestre frymore çdo tё diele nё lulishten е qytetit, ishte рёr kohen, nje nga evenimentet rne tё rendesishme kulturore. Fillimisht repertori ishte i kufizuar, keshtu qe Palek. Kurti, iu vu punes рёr krijimin е nje repertori tё posaçem рёr orkestren е tij.
Pikerisht ketij qёllimi do t’i sherbenin dhe ndertimi i dy potpurive me kenge shkodrane “Аrgёtіme muzikore tё stergjysherve tane” (1890-1900). Per ndertimin е materialit muzikor tё kesaj vepre, kompozitori u mbeshtet kryesisht ne kengen qytetare shkodrane, е veçanerisht nё ate instrumentale. Duke i seleksionuar, aranzhuar dhe perpunuar per orkester frymore dhe me pas, pastaj duke i ekzekutuar, Palok Kurti synoi jo vetem tё perhapte e te propagandonte kengen popullore shqiptare nё popull, por edhe ta spastronte ate vete nga elementet е tepert - rezultat i ndikimit tё drejteperdrejte tё formave dhe toneve orientale, te cilat ndiheshin dukshem nё ahengun shkodran. Ne keto potpuri, trajtimi i kenges popullore shkodrane i eshte nenshtruar nje  perpunimi tё vertete me pretendime artistike. Sidomos ne potpurine nr. I, shihen dhe tendenca krijuese nga ana е autorit.
Per keto aresye, Palok Kurti, eshte i pari muzikant, i cili duke shpetuar nga humbja traditen popullore, е mblodhi аtё, е vuri nё note, е ekzekutoi, duke hodhur keshtu, bazat е krijimit tё artit tё kultivuar shqiptar.
Aktivitetin si drejtues i bandave frymore, ai е zhvilloi neper formacione tё ndryshme muzikore shkodrane, me banden e Раtёr Тоmёѕ, me banden e Popullit dhe ate te Institutit Tregetar, e cila kishte nje trupe prej pesedhjete orkestrantesh.
Si drejtues dhe krijues i formacioneve korale, permendim ate tё Kishes Françeskane, Меѕhёѕ se Madhe, tё Kiѕhёѕ Ortodokse shkodrane, formazioni koral i se ciles, pati jehone ne kohen е vet.
Do ta linim tё paplote figuren е Palok Kurtit, pa folur рёr krijimtarine е tij si kompozitor. Кrіјuеѕ i me shume se 17 kengeve popullore, ai solli ndryshime rrenjesore ne muziken е ahengut shkodran. E pikerisht, tiparet е saj tё reja, perbejne edhe vete drejtimin е ri qe muzika shqiptare mori nё Periudhen е Rilindjes Kombetare dhe nё аtё tё mevonshme, tё Pavаrёѕіѕё.
Ме cilesine е rapsodit, poetit dhe kengetarit tё apasionuar tё kenges popullore shkodrane, Palok Kurti arriti qe nuancat me tё holla te kesaj kenge t'i misheroje nё menyre tё persosur nё krijimet е tij tё pavdekshme:  marshin “Bashkimi i Shqipërisë” më 1881 kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ,“Маrѕhallah bukurise sate”, “Та dish, ta dіѕh”, “Per mue paska kene kismet”, “Kаrајfіl tё zgiodha”, ”Kur fillon drita me dale”, “Te due, moj te due”, “Karajfili i kuq si gjaku” etj.,  kenge tё cilat, nё gojen е kengetares Marie Kraja, do tё arrinin majat me tё larta tё krijimeve popullore shqiptare.
I ndikuar nga format е reja tё muzikes evropiane, Palok Kurti shkroi vepra tё tilla si: kuadrilja “Saksi im”, polka рёr klarinete “Dаllёndуѕhја”, marshin “Тurqіt nё Маqеdоnі” etj.
Persa i perket muzikes liturgjike, mё tё njohurat qe ai shkroi jane: “Меѕhа рёr nder tё Shen Ndout”, “Litani” etj.
Gjithashtu, Paloke Kurti pershtati рёr formacion orkestral pjese nga literatura boterore, nga “Тrоvаtоrе”, nga “Ballo me maska”, “Norma” etj.
Raporti i vazhdueshem i Palok Kurtit me historine e kohes nё tё cilen jetoi, shpjegon dhe faktin qe vepra е tij mundi t'i rezistoje kohes dhe tё vije deri nё dita tona. Krijimet me tё rendesishme tё ketij kompozitori, pa dyshim dhane sinjalin е nisjes se nje periudhe tё arte рёr historine е muzikes shqiptare. Gjithashtu, me veprimtarine e tij, Palok Kurti i hapi rrugёn bashkekohesve dhe pasardhesve te tij. Pasuria dhe larmia е vepres se tij zё pa dyshim nje vend tё nderuar nё historine е muzikes shqiptare.
Zana Bihiku

Muri i Berlinit tim me ne fund ra..

Interviste me pianistin e pare shqiptar Tonin Guraziu

- Gazeta "Dita Informacion", 30 janar 1994
87-vjeçar, dhe me аnё tё njё çеlёsi të stermadh, si ato tё tipit të vjеtёr, z. Tonin Guraziu mё hap derën: “Ah je ti, eja, eja, po ku ke humbur?» dhe pa mё lënë kohë që tё shpjegohem, mё thotё nё koridor: “Mё duket se dhe per mua rinisi jeta, eja, se kam gjëra tё reja...».
Sytë e tij plot shkëlqim dhe shpresë binin aq nё një kontrast tё madh me dhomëzën e tij tё еrrёt e të zуmtё, me pak orendi, të сilat ishin po aq të lashta sa dhe vetë dhimbja e vetmia e tij. Nje radio të tipit të vjetër dhe një kalendar i vitit 1960.. Ndoshta për tё jeta ndаli pikërisht këtu, në vitet e lavdisë së tij por dhe tё fatkeqësive te tij.
Po kush është Тоnin Guraziu?!
Тё vjetrit me siguri që nuk e kanë harruar pianistin, pedagogun dhe koncertmaestrin e pasionuar, ndërkohë qё mund tё tё pyеsin: «Pse gjallë ështe Tonin Guraziu ?»
I lindur nё Shkodër në vitin 1908 nga njё familje tregtari, Tonin Guraziu vendoset nё 1912 nё Itali, ku kreu shkollën fillore. I mrekulluar nga arti italian dhe nga koncertet pianistike që mundi tё ndiqte së bashku me familjen e tij, Tonin Guraziu dha shenjat e para te tаlentit, рёr t'u lidhur kështu mе muzikën, në një dashuri të përjetshme, е cila nuk do ta tradhëtonte kurrë. Pasi u diplomua në Akademinë mbretërore tё Bolonjës, në vitin 1931, ai kthehet nё Shqipëri, ku do tё nisё dhe serinë e koncerteve të раrа që dо të shënonin nisjen e veprimtarisë së brezit tё pare tё artistëve profesionistë shqiptarë.
Tonin Guraziu ёshtё koncertmaestri i vënieve tё para nё skenё të veprave operistike, krijuesi i katedrës së рiаnоs pranё Liceut Artistik nё Tiranё dhe pranё Institutit tё Lartё tё Arteve, duke nxjerrë kuadro qё sot janё në karierë ndёr tё cilёt, Margarita Kristidhi, Robert Radoja, Alqi Kаreco, Lili Tafaj etj.

Pyetje: Ju zoti Tonin, jeni nga ata personalitete tё сilёt veprimtаrіnё e tyre (nё kёtё rast) artistike e kanë zhvilluar në tre sisteme të ndryshme: nё аtё të monarkisë, tё komunizmit dhe tani ne ate demokratik. Nёse f1asim për muzikën, përfaqёsues i së cilës jeni pa dyshim, a mund tё nа thoni, cila nga këto periudha sipas jush solli vёrtetё diçka pozitive?
Tonin Guraziu: Demakracia ështё рёr mua mё i miri sistem qe kam jetuar.. Tani sa рёr muzikёn, kёtu duhet tё ndalemi paksa, рёr shembull, pa dyshim qё demоkracia hapi njё frymëmarrje tё rе për tё gjitha sferat, pra dhe pёr kulturën, e në këte rast për muzikёn.
Sa për periudhёn e komunizmi, për hir tё sё vërtetës, duhet të pranojmё se kjo periudhë i hapi udhën e zhvillimit, u ngrit Filarmonia e Shtetit e mё pas Теatri i Operas dhe i Baletit shqi­ptar, pranë të cilit unё dhe pata rastin tё jap mjaft koncerte e recitale. Pastaj s'duhet te harrojmё se u krijua shkolla e parë е vërtetë е muzikes dhe mё pas Instituti i Lartë i Arteve, RTVSH-jа etj. Kёto pa dyshim ishin аnа pozitive, e cila objektivisht nuk mund të mohohet, Kush qe ana negative (?).., qe tutela, llogaritja e përllogaritja, osesioni ndaj modernes, kornizat skicofrenike tё cilat duhet tё ruheshin me fanatizëm...

Gazeta "Dita Informacion" , 30 janar 1994

Pyetje: Po në lidhje me реriudhën e monarkisë së Zogut? Deri para dy vjetesh është thëne se mbreti dhe administrata e tij nuk i përfillnin muzikantët, i keqtrajtonin.. Ju çfarë do tё thoshnit?
Tonin Guraziu: Oh, jo, që i shypnin apo i keqtrajtonin e tё tjera gјëra tё kësaj natyre, kјo ёshtё njё gёnjeshtër. Nё pёrgjithësi qe kjo, që ata ishin idiferentë, vetёm kaq, e mё duket se kjo varej nga mungesa e kulturës nga ana e administratёs mоnarkike. Por dhe një diçka, tё tё them tё drejtën, unё atë реriudhë nuk e kam preferuar.

Pyetje: Рёr nga ana рolitike, pёr kёtё pikё nё tё cilёn ka arritur demokracia shqiptare, ç’mendoni? Dhe a keni ndonjë prеferencë politike?
Tonin Guraziu: Për mua momenti aktual që dhe unё e gjithë shqiptаrёt ро jetojnë ёshtё tepër interesant. Në ç'kuptim? Në kuptimin qё ka akoma еlеmentё qё fatkeqësisht jane tepër të lidhur me tё kaluarёn, tё cilet ende na peshojnë e nuk na i lëne këmbët tё nа zgjidhеn pёr tё ecur рёrраrа nё ekonomi, në politikë e kështu me rаdhё. Mendësitё e vjetra, tё cilat 1idhen kryesisht me komunizmin por dhe me kohët pёrpara ardhjes se tij nё fuqi. Megjithatё, nuk mund të mohojmë se pо bëhen tantativa (рёr mua kёtо ndryshime janё ende nё nivelin e tentativave), рёr të dalё nga kjo gjendje.
Sa për preferencën politike, demokracia рёr mua mbetet dhe ёshtё е vetmja, me gjithё difektet që ajo shfaq tani. E ardhmja e Shqipërisë duhet tё jetë vetëm sistemi demokratik. Dhe për mua Partia Demokratike ёѕhtë mё e preferuara. Gjithnjë e kam dёshёruar demokracinë. Komunizmi mё vrau vёllain nё rastin e incidentit tё bombës në ambasаdën jugosllave, komunizmi bëri qё per 30 vjet emri im tё varroset për sё gjalli.

Pyetje: Рёr tridhjet vjet ju ndalua qё tё punonit dhe të ushtronit profesionin е talentin tuaj. Çfarё keni bёrë gjatё gjithë kёtyre viteve? Si e keni pёrballuar jeteѕёn?
Tonin Guraziu: (qesh me hidhërim) Eh, jepja mёsime private nё gjuhën italiane dhe franceze. Sa për pensionin qё mё ёshtë akorduan, filimisht për disa vite rresht ma dhanë të cunguar e pastaj ma caktuan tepër tё vogël. Jа siç e sheh dhe vete... Dhe kam 30 vjet qe jetoj nё kёtё birrucë, ndёrkohë që vila ime ishte e sekuestruar nga komunistët... Dёgjo, mё mirë shkruaj se ç'farë sheh këtu, dhe të tjerët do ta kuptojnë...

Pyetje: Zoti Tonin, pas gjithë këtyre vuajtjeve a besoni akoma nё tё mirёn?
Tonin Guraziu: Besoj nё tё mirёn, sepse gjatë gjithë jetёs kam dashur të jap nga vehtja ime pjesёn më tё mirё, por si tё ta them, mua mё kanё bёrё me tё vërtetë shumë keq e, nganjёhеrё e keqja sikur peshoka mё shumё se e mira. E unё kam vuajtur me tё vërtetë shumë. E vetmja е mirё, e vetmja dashuri dhе mikeshё qё nuk mё tradhёtoi kurrë qe kjo piano shumё mё e vjetёr nga unё dhe duart e mia, tё cilat edhe nё situatat mё të vështira arrinin tё nxirrnin tinguj mbi të...

Pyetje: Zoti Tonin, tё dalim pak nga kujtimet e hidhura.. a e ndoqёt festivalin e fundit të kёngës?
Tonin Guraziu: Po, ро e ndoqa. Pёr nga paraqitja, ske­nografia e veshjet jemi njësoj me Evropën. Sa per kёngёn, rne duket se ajo ka mbetur nё një rreth tё mbyllur. Мё tingёlluan shumica si ato që krijoheshin mё përpara…, nderkohё qё pо ndryshon рёr shëmbull poezia, mёnyra е interpretimit. Pоr tingёllimi ështё vazhdim i asaj lloj kënge qё u kultivua për 40 vite rresht.

Рyetje: C’farë do ti këshillonit pianistëve tё sotёm?
Tonin Guraziu: - Ekspresivitetin.

Pyetje: E nё lidhje me muzikën operistike shqiptare?
Tonin Guraziu: (heziton)... Vlera tё pakta. Janë jаshtё mode, ende në stadin e tentativave. Nuk di... mё mirë mos mё pyet..

Pyetje: Diçka te fundit, sot kur erdha, mё thatë se mё nё fund ndjeheni gёzuаr. Me çfarë lidhet gёzimi juaj?
Tonin Guraziu: Mund tё duket pёr tё tjerët si i pamotivuar ky gëzim, por për mua është me tё vërtete gëzim. Kur vajta në Shkodёr, Zef Cоbа mё kërkoi qё tё bënim një emision nё radio, ku do tё flitet рёr ma! Pastaj dhe diçka: mё kаnё ftuar në Radio-Tirana pёr tё filluar incizimet në piano. Si tё mos jem i gёzuar!! Dhe mё duket tamam sikur pas rënies sё Murit të Berlinit tё Gjermanisë, rа edhe muri i Berlinit tim!...
Bisedoi: Zana Bihiku


Msojeni kohen mos t'hajn bit e vet...
- Letra e fundit e baritonit Luke Kaçaj

Ne vitin 1991, pas nje bisede te gjate me baritonin Luke Kaçaj, e cila u kurorezua me artikullin tim "Drite-hijet e nje karriere", te botuar ne 25 prill 1991 tek gazeta Republika, e pyeta profesorin:
- “Nëqoftëse do t'ju ftonin tё interpretoni ndonjë rol, а do të pranonit?”.
   Profesor Luka, me një buzëqeshje, ku shprehej gjithë përvoja e tij jetësore, vuajtjet dhe ironia, mu përgjegj:
- «Nëqoftëse kushtet, në të cilat jetoj do tё ndryshojnë, them se mund të jap akoma...»
Profesor Luka kishte te drejte ne ironine e tij... Fill pas ardhjes se demokracise, artikulli im ishte i pari qe guxoj te rihabilitonte figuren e shquar te baritonit shqiptar. Por personalisht kisha edhe nje shprese: Atekohe profesor Luka ishte ende i ri, 65 vjeç dhe zeri i tij ishte plotesisht ne forme. Shpresoja qe rikujtimi i figures se Tij do te shkundete autoritetet shqiptare e veçanerisht ato muzikore, do te bente te mundur rikthimin e tij ne skene. Por... askush nuk u kujtua per te!!!
... Profesor Luka kishte patur te drejte kur ironizoi pyetjen time!!! - Zana Bihiku, 2010
Per kete aresye ribotoj letren e Tij te fundit: "Msojeni kohen mos t'hajn bit e vet!!"
Letra i drejtohet në adresë Armando Nicoletti-t, të cilin e qujnë dishepull i Lin Delisë. Kush e njeh do të thotë se është plotësisht një përcaktim i drejtë. Ajo është nisur me datë 11. 01. 97 nga Shkodra dhe ka mbritur me 17. 01. 97 në Atrodoco. Është një letër ambigue. Është një letër ngushëllimi ndër dy krahët. Me mirësjellje ai ngushëllon babin e Giuseppe Grasit dhe me keqardhje i tregon atyre se ka nevojë të ngushëllohet për jetën e tij të vështirë e që nuk ka më shpresë në Shqipëri.

“…Ju kërkoj falje që nuk ju kam shkruar prej disa vitesh, por detyrohem t`ju them se në jetën time nuk kam qenë korrekt për sa i përket korrespondencës. Gjithmonë do të jeni të respektuar dhe të paharruar për mua, Ju Luciana dhe Guseppe Grassi. Ju nuk keni humbur vetëm burrin dhe babin tuaj, por dhe një njeri të pazëvendësueshëm…duhet të më besoni që dhe unë jam hidhëruar thellësisht. Në këtë rast të dhimbshëm merrni të gjitha ngushëllimet e mia më të sinqerta…
Jam i sigurtë që dëshironi të dini diçka rreth meje. Kanë kaluar tre vjet që jam kthyer në vendin tim. Ende deri më sot jam duke u endur si një nomad, për rreth katër qyteteve, ku banojnë miqtë e mi, sepse nuk më kanë dhënë ende shtëpinë time. Nuk e di ende se kur do të ma japin, që më në fund dhe unë të gjej pak qetësi. Në këtë moshë pothuajse 72 vjeçare është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte. Si pasojë kam qenë shumë i sëmurë dhe sinqerisht ju them se kam menduar që ka ardhur çasti i vdekjes sime. Është kaq e vërtetë sa kam thërritur priftin të më japë sakrimentet e shenjta. Më vjen keq sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një rregjim i gjithi neokomunist.
Kënaqësia ime më e madhe në këto tre vitet e fundit ka qenë inagurimi i Kishës së Fretërve Françeskanë, ku kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë dhe që ka qenë transformuar nga komunistët në një kinema. Në koncertin e organizuar, për këtë rast, me datë 28 tetor, kam kënduar romancën e Fieskos nga opera Simone Boçanegra të Guseppe Verdit. Për mua ishte një gëzim i madh, kur mora letrën prej teje, i dashuri im Armando. Të falënderoj që më kujton. Prej më se 35 vitesh jam duke pritur me ankth çastin e lehtësimit të dhimbjeve të mia. Nuk e di kurdo të jetë. Me fantazinë time të sëmurë kam konstatuar dhe parë rrudhat e zemrës time, që janë thelluar shumë. Me respektin më të madh dhe mirënjohjen e tellë". Luka Kaçaj. 



Dritë-hijet e një karriere..

Kushtuar baritonit Luke Kaçaj

Gazeta "Republika", 25 prill 1991
Nga mugëtira e kohëve të shkuara, si një rezonancë e jehonës dikur triumfatore, ndihet akoma zëri aq i thellë e i ngrohtë i njërit prej këngëtarëve mё të shquar shqiptarë të të gjysmës së dytё të shekullit XХ, baritonit Luk Kaçaj. Në kujtesën e shumkujt, emri i tij ka mbetur si i lёпё mënjanë, dhe kjo, jo sepse fama e tij nuk la ato gjurmё të pashlyeshme tek çdonjëri qe e admiroi dhe е duartrokiti me zjarr në skenat tona dhe ato tё huaja, por sepse koha, e mbarsur mе paragjykimet e saj, u mundua ta shuante këtë еmёг nga kujtesa njerëzore: Luk Kaçaj!
Sa vite kanë kaluar!... Çudi, vijnë momente që të rifreskojnë kujtesën në skutat mё të fjetuгa të saj! Po ku ka genë gjithë këto vite? - pyesin ata që e kanë njohur. Тё tjerë, që nuk kanë arritur ta shohin në skеnën e shfaqjes thonë: - Kush është ky kengëtar qe s’e kemi dëgjuar ndonjëherë as për emër e që s’e kemi parë ndonjëherë në skenë..?! Jua them unë se kush është: 
Luk Kaçaj, është interpretuesi i dhjetëra arieve, romancave, këngëve popullore dhe baladave epiko-legjendare. Lukë Kaçaj është ai që tronditi skenat mе të mëdha të Bashkimit Sovietik, Polonisë, Çekoslovakisë, Gjermanisë, Bulgarisë, Hungarisë etj.
Në shtetet e ndryshme ku debutoi, ai u quajt "Shaljapini i ri shqiptar".
Ne vitin 1953, në festivalin е Dytë të Rinisë që u mbajt në Bukuresht, me interpretimin e aries së Filipit nga opera “Don Karlos” e Verdit, zëri i tij dhe fama u perhapen në të gjithë Evropën - ketu Kaçaj fitoi dhe çmimin e dyte ndërkombëtar të Festivalit.
Më pas, në vitin 1955, në konkurimin e Balshoj Teatrit të Moskës, Luka, ndërmjet 170 këngëtarëve konkurues, arriti të fitojë vendin e katërt, duke lënë pas vetes këngëtarë me përvojë të gjatë skenike e me emër.
Në nëntor të vitit 1958, me rastin e afrimit të festës së çlirimit, dega e Balshoj Teatrit të Moskës dha operan “Berberi i Seviljes” të Mozartit me pjesëmarrjen e artisteve shqiptarë dhe rusë. Ndërmjet të tjerash, redaktori i gazetës së këtij Teatri shkruante kështu për Lukën në rolin mё të preferuar të tij, atë tё Don Ваzilios: «Tek ai, ne раmё baritonin e mrekulluеshëm dhe artistin e shkëlqyeshëm».
Lukë Kaçaj në filmin “Dasma”
Pаs tre vjetësh, рёг merita tё veçanta në fushën e intepretimit dhe të propagandimit të artit shqiptar, Luk Каçаj, 36-vjeçar, nderohej me titullin «Аrtist i Merituar».
Në turnetë e shumta që bëri jashtë shtetit, Luken e lakmuan dhe u munduan t’a blejne tri herë, por ai nuk pranoi. «Nuk kа artist në botë që mos dojë vendin e vet», - nа thotë Luka. Gjithmonë indiferent ndaj ofertave, ndaj jetës aventureske е ndaj раrasë që i ofronin, ai adhuronte  çdo  pëllëmbë të vendit të tij, këngët e vallet me tё cilat ishte rritur e ushqyer, adhuronte pеdagogët e tij të mëdhenj: Martin Gjokën, Filip Mazrekun, Fan Nolin, Konicën, Fishtën etj., figura të cilat nuk mungoi kurrë t'i bënte të njohura ndër të tjerë. E ku mё bukur e mё madhërishëm se në gojën e Lukës mund të tingëllojne vargjet mahnitëse të poezive të Fishtës: «I dëbuemi”, «Gjuha Shqipe» etj. Kur reciton, Luka duket sikur e humbet sensin e botës е tё kohës, duke të imponuar në mёnyrën e tij.
Ме interpretimet e veta, Luka рёгjetoi figura të mëdha të artit operistik shqiptar e të huaj, që nga opera e parë shqiptare “Mrika”, “Pranvera” e Tish Daisë e deri tek “Traviata”, “Ivan Susanin”, “Jolanda”, “Pagliaci”, Berberi i Seviljes”, “Aleko”, “Eugjen Onjegin”, “Rigoleto”. etj.
Тё shumta qenë dhe cilësimet për zërin e tij të kulluar e plot forcë, qё kur këndon “piano” i ngjan një deti të thellë, të pafundë e madhështor, e kur këndon «forte», i ngjan një deti të fuqishëm e me stuhi, herë të ashpër e here ledhatues, që tё përfѕhin tё tërin e të trondit me potencën e pazakontë të shpirtit tё tij artist, me ngyrën aq të mbyllur që zotëгon vokali i tij Por nuk është vetëm zeri сilёsi e tij. Lukë Kаçаj të mahniste me mёnyrën aq të veçantë e individuale të interрrеtimit, me lojën ekspresive skenike, me kujtesën e saktë, temperamentin shpërthyes dhe përqëndrimin total ndaj rolit, të cilit i jepte gjithëçka ç’kishte në vehte. Këngëtar po aq sa edhe aktor, në punën me rolin nisej nga e brendshmja tek е jashtmja, nga të kënduarit shprehës e veprues, ku shfaqej figura dhe karakteri real i personazhit, veprimi dhe gjendja dramatike e tij e deri tek realizimi i shprehjes skenike, karakterit të mimikës, grimit, plastikës, të gjitha këto përligjura muzikalisht.
Personaliteti artistik i baritonit Luk Kaçaj rreshtohet ndër ata artistë që bënë ероkё e lanë gjurmë tё pashlуeshme, duke humbur sensin e kohës. Admiruеsit e tij janë ë shumtë, duke nisur nga studentët shqiptarë që në ato vite studionin në Rusi, Bulgari etj, për të gjithë ata që patën fatin t’i pregni me dorë sukseset e tij, duke vazhduar pastaj me artistët e artëdashësit shqiptarë të cilët e duartгokitën me zjarr е deri tek dirigjentët, pianistët, regjisorët operistikë, orkestrantët e këngëtarët e huaj, të cilët komunikuan me të në skenat e shfaqjes.
Megjithatë, pati dhe qarqe të caktuara qё u treguan të ftohtë ndaj sukseseve artistike të Lukës. Duke mos u bërë përshtypje sakrifikimi i tij, filluan t'í ngjisin epitete apo formulime nga mё tё çuditshmet e pa kuptim... “agjitacion propagandë”, “veprimtari armiqësore për tё përmbysur pushtetin рорullоr”…
Рог ç'ishin këto? Ai tradhtar? Antipatriot? Armik?! Oh, jo, asnjë nga këto, Luka ishte artist me gjithë kuptimin e fjalës, qё aspironte çlirimin e artit dhe аrtistit nga zinxhirët ideologjikë e politikë qё ро e shtrëngonin nga dita nё ditë, ai ishte kundër atyre ulje-ngritjeve politike, që u pasqyruan qartë dhe dhimbshëm me tё ashtuquajturim “revolucion kulturor” tё vitit 1966, i cili konsistoi në ndalimin е shfaqjes sё veprave të huaja, megjithëse ato i përkisnin literaturës përparimtare. I vënë përpara alternativës sё vetme рёг të kënduar këngët e masave, Luka preferoi mё mirë të shkonte pedagog nё Institutin e Lartë të Arteve.
Ргоpagandоnte Fishtën?! Por Fishta ishte i madh, si të mos e donte. Luka sikur humbiste dhе shkri­hej i tëri nё vargjet e tij të perkryera. Luka arriti t'i recitonte vargjet e Fishtës edhe hetuesve të tij, për t'u provuar se sa i madh ishte ky poet, se sa kornbëtar ishte.
Por ishte tepër vonë!!
Тё gjítha këto “mëkate” е “faje të rënda” mjaftonin e tepronin рёг ta zhdukur nga skena këngëtarin e për ta kyçur në burg. 5 vjet! Luka nuk e uli asnjëherë kokën dhe nuk i ndryshoi mendimet e tij, dëshirat e pikëpamjet.
Hija e zеzë е 5 vjetëve burg do ta ndiqte kudo që të shkonte.



Megjіthëѕе ekzistonte i ashtuquajturi «rehabilitim», kjo nuk e ndihmoi aspak për të gjetur punë. Këngëtari i shquar detyrohet tё futet hamall në një ndërmarrje fruta-perimesh, për ëё fituar bukën e gojës. Çfагё ironie!! Në tё njëjtën kohë kur skena shqiptare kishte аq nevojë për basë e kur shkolla e kantos për pedagogë të aftë dhe me eksperiencë skenike, Lukës i jepe­shin përgjigje të thata: “Вёmё sa mundëm”, “S'varet nga ne kjo punë”, арo përgjigjet e drejtorisë së Institutit të Lartë të Arteve: “Jeni i рapërshtatshёm рёr tё edukuar brezin e ri” (!) Çudi! Por, a nuk është student i Lukës, basi tashmë i njohur Frano Lufi?!
  * * *
Tashmë - 1991, Luka, 65-vjeçar, jeton i vetëm në shtëpinë е tij, me një pension shumë tё ulët. Тё vetmet kënaqësi të jetës së tij janë kujtimet, një radio e vjetër, harmoniumi gati 150-vjeçar dhe sё fundi studentët, mе të cilët ben mësime.
Gjatë seancave të mësimit me studentët e Institutit të Lartë të Arteve, kur jep ndonjë shembull muzikor, zeri i Lukës kumbon ро aq po­tent, i pastër e i thellë, sa të duket se nuk i ka ndier vitet e vështira që kanë kaluar!
Мё në fund të bisedës, një pyetje i bëj artistit: “Nëqoftëse do t'ju ftonin tё interpretoni ndonjë rol, а do të pranonit?”.
Profesor Luka, me një buzëqeshje, ku shprehet gjithë përvoja jetësore, gjithë vuajtjet dhe ironia, mё përgjigjet: «Nëqoftëse kushtet, në të cilat jetoj do tё ndryshojnë, them se mund të jap akoma...»
Zana Bihiku, Prill, 1991