Parathenie e librit "Publicistika e Nolit" by Prof. Dr. Koço Bihiku
Nёse ende sot, studiuesit e historisё, e letёrsisё e tё politikёs shqiptare, dedikojnё studimet e tyre figurёs sё Nolit, kjo pa dyshim do tё thotё, qё Noli i ka rezistuar provimit tё madh tё kohёs, pёr tё mbetur njё nga personalitetet e rёndёsishme tё historisё sё shqiptarёve.
Fan. S. Noli |
Nё personin e tij, gjejmё tё harmonizuara nё mёnyrё tё rrallё dhe tё jashtёzakonshme figurёn e politikanit dhe publicistit, poetit e pёrkthyesit, historianit dhe muzikologut.
Gjatё jetёs dhe veprimtarisё sё tij, u shqua veçanёrisht si publicist i talentuar. Falё gjykimit tё mprehtё, erudicionit te gjёrё kulturor e forcёs argumentuese, Noli trajtoi me sukses problemet kardinale tё jetёs sё shqiptarёve tё çerekut tё parё tё shek. XX.
Veprimtaria nё fushёn e publicistikёs ka lёnё gjurmё tё pashlyeshme nё historinё e fundit tё shek. XX, sepse ndikoi drejtёpёrdrejtё nё organizimin dhe evoluimin e Lёvizjes Kombёtare Shqiptare. Nё artikujt e tij, Noli goditi rreptё nga njёra anё, Turqit e Rinj, elementёt torkomanё dhe qarqet shoviniste greke, tё cilёt bёnin çmos pёr tё penguar organizimin e kryengritjes sё shqiptarёve dhe nga ana tjetёr, zhvilloi njё punё tё palodhur e gjithnjё nё rritje kundёr planeve tё Fuqive tё Mёdha e tё shteteve fqinjё, tё cilёt, nё rethanat e vёshtira dhe tё egra tё Luftёs sё Parё Botёrore, synonin tё coptonin trojet e shqiptarёve.
Njё hov tё rёndёsishёm njohu veprimatria e tij si publicist veçanёrisht pas rimёkёmbjes sё shtetit tё pavarur, nё momentin kur koha shtronte nё mёnyrё urdhёruese zgjedhjen e rrugёs, nёpёrmjet sё cilёs do tё zhvillohej e ardhmja e shtetit tё shqiptarёve. Noli ishte pёrkrahёs i vendosur i krijimit tё njё Shqipёrie tё pёrparuar, moderne e demokratike. Nё artikujt e butuar nё mjaft gazeta tё kohёs, psh. "Liria Kombёtare", "Republika", "Immigranti" etj, Noli goditi me forcё karakterin antikombёtar, antipopullor e reaksionar tё regjimit tё Zogut, fshikulloi politikёn e nёnshtrimit ndaj imperializmit italian, tregoi shtypjen dhe shfrytёzimin e padurueshёm qё hiqte vendi dhe populli, akuzoi bejlerёt çifligarё si pёrgjegjёsit kryesorё qё mbanin Shqipёrinё nё prapambetje tё gjithanёshme dhe nё padijё tё thellё.
Nё artikujt dhe shёnimet qё botoi nga viti 1925 e deri nё fillimin e viteve 30, tё cilat shёnojnё edhe kulmin e pjekurisё sё veprimtarisё sё tij si publicist demokrat, vёmёndje kryesore Noli u kushtoi edhe çёshtjeve qё lidheshin me konsolidimin e lёvizjes çlirimtare, me pёrpunimin e strategjive dhe tё detyrave qё shtroheshin pёrpara forcave demokratike pёr tё kurorёzuar fitoren e revoluzionit demokratik popullor.
Artikujt e Nolit shёnuan njё hap mjaft tё rёndёsishёm nё formimin, zhvillimin dhe pasurimin e ndёrgjegjes dhe tё vetё mendimit politik e shoqёror tё shqiptarёve. Trashёgimia publicistike e Nolit mbetet aktuale ende sot, kur forcat progresive tё vendit janё tё angazhuara pёr forcimin e shtetit ligjor, pёr evoluimin e vendit drejt rrugёs sё demokracё, kundёr forcave regresive dhe revanshiste, nё mbrojtje tё tё drejtave dhe tё interesave tё popullit.
Aktualitetin e publicistikёs sё Nolit e gjejmё sot edhe nё pёrpjekjet drejt pёrparimit tё shtypit shqiptar pёrparimtar e demokratik. Analiza e thellё e ngjarjeve dhe e fakteve, argumentimi logjik e koherent i mendimeve, fryma e pёrgjithёsimit, aftёsia pёr tё nxjerrё pёrfundime tё rёndёsishme, ligjёrimi i gjallё, i apasionuar dhe i qartё, pёrdorimi nё mёnyrё tё gjerё i mjeteve figurative, pёrbёjnё njё pёrvojё e pasuri tё çmuar pёr punonjёsit aktualё e shtypit e tё mediave.
Figura e Nolit publist ka tёrhequr prej kohёsh vёmendjen e studiuesve tanё; janё botuar libra e studime nga Y. Zajmi, P. Tako, N. Jorgaqi, M. Kodra dhe nga autori i kёtyre radhёve, nё tё cilat janё ndriçuar aspekte tё ndryshme tё veprimtarisё sё Nolit. Ende vazhdojnё pёrpjekjet pёr tё hulumtuar aspekte mё pak tё trajtuara ose fare tё patrajtuara tё veprёs sё tij, duke shfrytёzuar tё dhёna tё reja arkivale e materiale nga shtypi i sё kaluarёs. Nё kёtё drejtim, njё ndihmesё tё çmuar kanё dhёnё mikrofilmi i plotё i gazetёs "Dielli", dhuruar prej patriotit tё njohur Anthony Athanas dhe koleksioni i plotё, gjithashtu nё mikrofilm, i gazetёs "Republika", sjellё nё Shqipёri falё pёrpjekjeve tё prof. L. Buxheli.
Libri qё po i jepet nё dorё lexuesit ёshtё rezultat i njё pune disavjeçare qё ka kryer autori pёr grumbullimin dhe studimin e trashёgimisё publicistike tё Nolit. Nё bazёn e njё lёnde tё gjёrё, nё disa raste pak e njohur, ёshtё synuar tё jepet njё karakterizim sa mё i plotё i figurёs sё Nolit publicist, i brendisё mjaft tё pasur nё ide, i evolucionit tё mendimit tё tij ideor e politik, i tipareve tё stilit mjaft origjinal. Midis tё tjerash, nё libёr ёshtё folur edhe per veprimtarinё qё zhvilloi si nismёtar dhe organizator i shtypit patriotik dhe demokratik, themelues i gazetёs "Dielli", i gazetёs "Republika" dhe i revistёs "The Adriatic Riwiev", tё cilёn e drejtoi nё gjashtё muajt e parё tё ekzistencёs sё saj.
Autorin e mban shpresa, se libri "Publicistika e Nolit" do tё ndihmojё lexuesin tё fitojё njё ide mё tё plotё rreth punёs sё madhe qё Noli zhvilloi nё lёmin e publicistikёs, e cila ndikoi drejtёpёrdrejtё zhvillimin e lёvizjes patriotike dhe demokratike dhe pasurimin e mendimit politik e shoqёror tё shqiptarёve nё çerekun e parё tё shek. XX dhe nё fillimin e viteve 30. Pa dyshim, ka ende aspekte tё pandriçuara tё krijimtarisё publicistike tё Nolit, si çёshtja e traditave nё tё cilat ёshtё mbёshtetur Noli nё punёn e tij, e vendit qё zuri midis publicistёve tё tjerё tё kohёs, çёshtja e ndikimit qё ushtroi nё zhvillimin e shtypit dhe tё publicistikёs shqiptare, çёshtja e veçorive tё stilit tё tij si polemist etj. Kёto janё edhe detyrat qё shtrohen pёrpara studiuesve tё historisё sё letёrsisё dhe tё shtypit shqiptar.
Vepra IV - Fan S. Noli
Zgjedhur dhe përgatitur: Prof. Dr. Koço Bihiku.
Shtëpia botuese: Dudaj.
Viti i botimit: 2007.
Faqet e librit: 420.
Faqe të panjohura te Fan S. Nolit by Prof. Dr. Koço Bihiku
Artikuj dhe shënime publicistike, 1915-1919
Autor: Fan S. Noli
Përmblodhi dhe pajisi me shënime: Prof. Dr. Koço Bihiku
Shtëpia botuese: Albin
Viti i botimit: 2002
Faqe te librit: 329
Faqe te librit: 329
Vëllim me ligjërata, artikuj, letra, shënime, etj të Fan S. Nolit që ndriçon një ndër fazat më interesante e më pak të dokumentuara si të vetë jetës e veprimtarisë së F. Nolit, edhe të historisë së shtetiti të sapo krijuar shqiptar: periudhën e Luftës së Parë Botërore 1915-1919.
Gjendja në Shqipëri, sidomos në qerthullin e Luftës së Parë Botërore, përpjekjet për të mbajtur në kembë shtetin e porsaformuar shqiptar, politika e fqinjëve shovinistë për copëzimin e ndarjen mes tyre të Shqipërise, roli dhe politika e fuqive të mëdha të Evropes dhe SHBA-së ndaj çështjes shqiptare e asaj ballkanike, fati dhe veprimtaria e figurave dhe personaliteteve të ndryshme shqiptare e të huaja në vitet e mbrapshta 1914-1919, princ Vidi, përpjekjet e të huajve për të gjetur një mbret të përshtatshëm për Shqipërinë, ushtritë e huaja në Shqipëri, Konferencat Ndërkombëtare e forume të tjera të kohës, kur diskutohej, bëhej pazar e shpesh vendosej për fatet e Shqipërisë, etj.Të gjitha kur ligjëronte e shkruante Noli i ri...
Pershendetja e fundit nga shumë i përndershmi At Arthur Liolin
Fan S.Noli, (1882-1965) është dhe do të mbetet përjetë të jetëve, një figurë e shquar në botën shqiptare, si një fetar, njeri i ditur, poet, shkrimtar dhe burrë shteti. Ai është themeluesi i të parës Kishë Orthodhokse Shqiptare në SHBA, më 1908. Ai ka përkthyer dhe është autor i mbi 42 librave liturgjikë, historikë dhe letrarë, në të dyja gjuhët, në shqip e anglisht dhe konsiderohet, një nga njerëzit më të ndritur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Përkthimi i Testamentit të Ri, nga greqishtja në anglishten e sotme, është cilësuar si një nga kryeveprat e tij, e pasuar nga një numër i madh përkthimesh të liturgjisë dhe muzikës kishtare të Kishës Orthodhokse, në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Zotërues, në mënyrë të përkryer, i 12 gjuhëve të huaja, të pasqyruara në një numër të madh albumesh, në përkthimin e dramave dhe poemave origjinale. Ai bëri të flasin shqip veprat e Longfellow-t, Ibsenit, Servantes-it dhe Omar Khajam-it. Noli i madh ka marrë nderimin dhe vlerësimin nga Shtëpia e Bardhë, për përkthimet e William Shekspirit, në shqip.
Më 1912, ai drejtoi Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, si themelues i saj me Faik Konicën dhe atdhetarë të tjerë. Më 1920, ai përfaqëson atdheun e tij, Shqipërinë, në Gjenevë, ku garantoi futjen e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, njohjen e shtetit të parë modern shqiptar dhe shpalljen e pavarësisë. Në vitin 1924, ai ishte Kryeministër i Shqipërisë.
Vepra e tij kritike “Bethoveni e Revolucioni Francez”, është vlerësuar nga njerëz të dëgjuar, si; George Bernard Show, kompozitor, Jan Sibilius dhe autori Thomas Man etj. Ndërsa studionte në Konservatorin e New England, për muzikë, ai kompozon Rapsodinë Shqiptare, Uverturën Bizantine dhe një numër të madh poemash, të gjitha të përkthyera e të përshtatura në gjuhën shqipe. Dy librat e tij historikë rreth Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, konsiderohen studime klasike me shumë vlera.
I lindur në Ibrik Tepe (Qyteza), një qytezë e përbërë nga komuniteti shqiptar në Turqinë evropiane, jeta e tij shpaloset si një epos ekzemplar, e cila ndriti për më se një shekull me suksese në të gjitha drejtimet dhe në shërbimin që ai i bëri popullit të tij. I diplomuar në Universitetin e Harvardit, më 1912, më vonë ai mori doktorata në histori dhe në muzikë nga Konservatori i New England. Shumë i thjeshtë dhe popullor në jetën e tij, i flaktë dhe i debatushëm në oratori, ai ishte truri dhe përkushtimi për t’i shërbyer popullit të tij, në shumë drejtime. Në shumë mënyra enigmatik, ai në të njëjtën kohë jo vetëm ishte një patriot dhe atdhetar i devotshëm, por ai ishte një njeri me horizont të gjerë dhe shumë i respektuar nga ndërkombëtarët për bindjet e tij.
Gjithmonë i qeshur e me një sens humori, jeta dhe vepra e tij edhe sot e kësaj dite është një rezonancë për shqiptarët që ata të jenë të bashkuar e të punojnë për kombin e tyre. Duke qenë një njeri modest, përparimtar, atdhetar, dashamirës, ai karakterizohej nga një karizmë, që tërhoqi vëmendjen dhe interesimin e diplomatëve të huaj dhe njerëzve të ditur të botës. Noli diti të shfrytëzojë këtë interesim duke e vënë në dobi të atdheut e të shqiptarëve, duke qenë një përçues i flaktë i atdhetarizmës, duke luajtur një rol model për popullin e tij shqiptar në SHBA, por edhe jashtë saj.
Jeta dhe vepra e tij e ndritur ruhet në kujtesën dhe memorjen e kombit të tij shqiptar dhe do jetojë në brezat që do të vijnë.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Opere pricipali
- Album - Raccolta di Poesie;
- La storia di Skanderbeg;
- Izraelitë e Filistinë;
- Maometto;
- Critica a "Il Principe" di Machiavelli;
- L'imperialismo in Egitto da Napoleone a Lord Kromer;
- Tantissimi articoli di critica letteraria su Platone e Anassagora , Lev Tolstoj, Franz Schubert, Lessing, Arturo - Toscanini, Claudio Monteverdi, Johann Strauss, Shakespeare;
- Beethoven e la Rivoluzione Francese;
Traduzioni
- "Otello", "Macbeth", "Amleto", "Giulio Cesare", di William Shakespeare
- "Il nemico del popolo", "La signora Ingra di Ostrot" di Henrik Ibsen
- "Don Chisciotte", di Miguel de Cervantes
- "Rubaìra" del grande poeta persiano Omar Khayyam
- "Prometeo incatenato", di Eschilo
- ..e numerose poesie di Wolfgang Goethe, Paul Verlaine, Charles Baudelaire, Tjutchev, Heinrich Heine, etc.
Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924
E para - Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
E dyta - Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasëburzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.
E treta - Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
E katërta - Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anëe mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.
E pesta - Anarkia e idealeve: Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.
Rrent, or Marathonomak
Rent, or rent, rent e u thuajSe u çthur ordi e huaj,Se betejën e fituamDhe qytetin e shpëtuam!Rent, or rent,Rent, or Marathonomak!
Kap një degë prej dafineDhe vërtitesh ndaj Athine,Nëpër fush' e brek mi brekKëmba tokën as t'a prek,Hip' e zbrit,Petrit, Marathonomak!
Ke një plagë, po s'e the,Djers' e gjak pikon për-dhe;Do që ti të jesh i pari,Për triumfin lajmëtariFlamur-gjak,Kuqo, Marathonomak!
T'u tha gryka, po s'të pihet,T'u mpi këmba, po s'të rrihet,Se mileti po të pret,Ankthi zëmrat ua vret,Vrer e tmerr,Shpejt, or Marathonomak!
Kurrë kaqë s'dogji djelliDhe si plumb s'rëndovi qjelli,Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftojHij' e lisit edhe kroj;Turru tej,Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxinFerra çjerr e guri grinAfsha gjoksin përvëlonSyrin avulli verbon;Ur' e prush,Furr', or Marathonomak!
Gryka si gjyryk të çfrynPrej Vullkani flag' e tymSe ç'vëngon e se ç'gulçon,Zëmra brinjët t'i çkallmonMe tokmak,Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin,Ngrehin krahët të të ndalin,Mos, se s'janë veç NajadaMagjistrica dhe Driada;Lark, or lark,Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia,Ja qyteti e njerëziaQë të pan' e që të çquanDhe fuqinë t'a rishtuanHa dhe pak,Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the:Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde!"E fituam!", brohoriteDhe për tok' u-përpëlite;Vdiq, or vdiq!Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bërtitur,Nëpër shekuj faqe-ndritur,Se i vogli shtrin viganinDhe i shtypuri tiranin,Veç e tok,Tok, or Marathonomak!Prill, 1930
Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,Rraskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,Anës Elbë-s, anës Spree-së.Ku e lam' e ku na mbeti,Vaj-vatani e mjer mileti,Anës detit i palarë,Anës dritës i paparë,Pranë sofrës i pangrënë,Pranë dijes i panxënë,Lakuriq dhe i dregosur,Trup e shpirt i sakatosur.Se ç'e shempnë derbederët,Mercenarët dhe bejlerët,Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,Se ç'e pren' e se ç'e vranë,Ç'e shkretuan anembanë,Nënë thundrën e përdhunësAnës Vjosës, anës Bunës.Çirem, digjem i vrerosur,Sakatosur, çarmatosur,As i gjall', as i varrosur,Pres një shenj' e pres një dritë,Pres me vjet' e pres me ditë,Se ç'u tera, se ç'u mpaka,Se ç'u çora, se ç'u mplaka,Lark prej vatrës dhe prej punës,Anës Drinit, anës Tunës.Çakërdisur, batërdisur,Përpëlitur dhe zalisur,Ënderonj pa funt, pa shpresë,Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi,Më buçet, më zgjon nga gjumi,Se mileti po gatitet,Se tirani lebetitet,Se pëlcet, kërcet furtuna,Fryhet Vjosa, derdhet Buna,Skuqet Semani dhe Drini,Dridhet beu dhe zengjini,Se pas vdekjes ndriti jetaDhe kudo gjëmon trumbeta.Ngrehuni dhe bjeruni,Korini dhe shtypini,Katundar' e punëtorë,Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrimmë bën djal' e më bën trim,më jep forc' e më jep shpresë,anës Elbë-s, anës Spree-së.Se pas dimrit vjen një verë,që do kthehemi njëherë,pranë vatrës, pranë punës,Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,Raskapitur e katosur,brohoras me bes' e shpresë,anës Elbë-s, anës Spree-së.
- Perkthimet
Te rrosh a te mos rrosh - William Shakespeare
Te rrosh a te mos rrosh - kjo eshte ceshtja:
M'e larte eshte valle te durosh
Hobe, shegjeta fati te terbuar
A te perballesh nje det te turbull helmesh
Me arm' e funt t'u japsh? Te vdeç- te flesh-
Jo me!- dhe me nje gjume te mbarosh
Cdo zemer - dhembje, mijera tronditje,
Qe trupi prej natyres trashegon ,
Ja nje qellim qe duhet desheruar
Me gjithe shpirt. Te vdeç - te flesh , te flesh?
E ndofta t'enderrosh! Ah , ketu ngec;
Se c'endrra shohim n'ate gjume vdekje,
Pasi na shkundet kjo peshtjellj' e mortme,
Kjo frike na qendron; ja arsyeja
Qe aq e zgjat nje jete me mjerime;
Se kush duron perbuzjen dhe kamcikn' e botes,
Zullumn' e shtypesit, perdhunen e krenarit,
LEngimn' e dashuris' se paperfillur,
Vonimn' e ligj's, goj' cthurrjen e zyrtarit
Dhe shkelmet qe cdo vlere zemergjere
Nga te pavlershmit merr, kur munt ta laje
Hesapin fare me nje cope thike?
Kush valle barra mban e kush dersin,
Renkon nene nje dite jete te merzitur,
Po vetem tmer' i saj dicka pas vdekjes-
Vendit te pazbuluar nga s'na kthehet
Kurr' udhetari - na trullos vullnetin
Dhe vuajme te ligat qe po kemi
Se sa te hidhemi n'ato qe s'dime,
Keshtu na ben ndergjegja gjith' frikacake,
Keshtu me ngjyr' e gjall' e rezollutes
Semuret, verdhet nga hij' e mejtimit
Dhe plane te medha e rendesore
Ndalen e percajne rrjedhjen dhe humbasin
Emrin e veperimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Engjell, ne lutjet
Mekatet m'i kujto te gjitha.
Eskili
Nga “Prometheu i mberthyer”
Hefesti me Perdhunen dhe Pahirin e sjellin Pometheun te lidhur mbi nje shkemb te Kafkasit.
PERDHUNA
Arrime tek m’i larkmi cip i dheut,
Ne mallet e pashkelur te skithise
Ti, pra, Hefest, pas urdherit ateror
Kete keqberes e mberthe mbi shkembin
Dhe lidhe me vargonj te packeputur
Se lulen tende zjarrin kryemjeshter
Ta vodhi ua fail njerezve
Keshtu mekatin e tmeruar lan
Meson t’i ulet mbreterise Jovit
Dhe dore heq nga helm’ i njeridashjes
HEFESTI
Perdhune dhe Pahir, per ju te dy
Ndalim per porosin’ e Jovit s’ka
Po mua s’me ben zemra ta mberthenj
Gjirine perendi mbi kete shkemb
Mjerisht jam i shtreguar ta zbatonj
Se nuk e shkel dot urdhrin ateror
Prometheut
O bir i mencur i Themides drejte
Pa dashur un’aspak dhe ty pa dashur
Do te mberthenj mbi kete shkemb te shkrete
Ku s’ke per te degjuar ze njeriu
Ku do te piqesh nene diellin
Ku diten do te prec notin’ e nates
Dhe naten vapen brymeshkrirese
Se do te pevelonje gjithene
Mundimi i se keqes se tanishme
Se clirimtari yt s’ka lindur edhe
Keto t’i solli vepr’ e njeridashjes
Si perendi, s’iu trembe perendise
Dhe njerezit pa mas’ i pasurove
Ketu, pra, u denove te qendrosh
Tendrosur, gju pa epur dhe pafjetur
Ketu do te vajtosh me lot me kot
Se Jovi s’ka meshir’ e nuke zbutet”
Cdo mbret i ri ne krye esht’ i ashper
Don Kishoti i Mançës
Male, pyje plot me fletë
Male, pyje plot me fletë
Të mëdhenj e të përpjetë,
pa pushoni e më dëgjoni,
ejani më ngushëlloni,
për hatanë, për belanë,
për qederin, për sevdanë,
që më shthuri anembanë,
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.
Te ky vend më solli fati,
fat' i zi e taksirati,
se si unë s'ka ashik,
dhe si unë s'ka besnik,
dhe kështu më mori djalli,
më svarnis për kapistalli,
pra nga halli dhe nga malli
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.
Duke ndjekur aventyra,
te ky mal i shkretë hyra,
por më ndjek nga pas sevdaja
më qëllon, më ndjek murtaja
me shigjetën e helmuar
dhe jam djeguar, përvëluar,
dhe kështu i dëshpëruar,
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.
Këtu dergjet Don Kishoti
Kët dergjet Don Kishoti:
Ish i fort' e ish i zoti,
botën prapa desh ta kthente
dhe me ushtën ta mbërthente.
Këtu brenda fle Dylqinja:
seç këndonte si mëllinja!
Ish e kolme, rrumbullake,
faqekuqe, pupulake,
Këtu dergjet Sanço Pança:
si ai s'ka parë Mança!
E kish barkun sa një kosh,
e kish kokën fare bosh.
Këtu dergjet Rosinanti:
ishte më interesanti
nga çdo kalë që kulloti
barin që ka bërë Zoti.
Asaj qe shkoi - Sharl Bodler
Rreth meje rruga ulerin edhe bucet,
E gjat’ e holle, sterre, kuje madheshtore,
Nje grua shkoi me nje fustan te zi per dore,
Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.
Si engjell, si statuj’ e gjalle vetetin.
Si i shastisur dhe i cakerdisur une
Nga syr’ i saj si qiell qe mbrun furtune
Thethinja mjalte qe magjeps, defrim qe grin.
Ja shkrepi dhe u err. Moj flutur e farosur
Qe me veshtrimin tent me bere flag’ e furre,
S’te shoh me valle vec ne jeten e pasosur?
Ah, gjetke, tutje, teper vone, nofta kurre,
Se une s’di ku ike, ti ku shkonj s’e di,
Te desha, moj, e dinje, vete, moj, dhe ti.