Piktorja Ikbal Bihiku, ne ekspoziten “Motive te tekstileve popullore” qe qendroi e hapur javet e fundit ne Tirane, ka mundur te riprodhoje vlera te artit te endjeve, te tekstileve te leshta e te linjeta, te qendisjeve, ne pergjithesi - motive te tekstileve popullore. Kur ndodhesh ne kete ekspozite, te rrethon nje atmosfere e gezueshme me pastertine e punimeve si ne ngjyre ashtu dhe ne perdorimin e shumte te motiveve. Bukur dhe me kujdes piktorja ka ruajtur disa karakteristika qe e pershkojne ne pergjithesi artin popullor tek ne, si variacioni ne forme, ngjyra me tere madheshtine e saj. E lavderueshme eshte puna e kesaj piktoreje, si dhe dashuria me te cilen ajo pershtat teknika te ndryshme ne motive te nxjerra nga jeta. Kemi te bejme ketu me interpretim realist, qe eshte vlere e rendesishme, qe i shtohet ekspozites. Ne kete menyre ajo behet emocionante per vizitorin dhe krijon shume kende per studjuesit, per artistet ne pergjithesi dhe per ata qe punojne ne gjinine e arteve te aplikuara.
Ne kete ekspozite cilesohen disa veçori qe jane karakteristike te punes se lavderueshme te kesaj piktoreje. Dallon menjehere se ajo eshte nje njohese e vertete e tradites dhe di te vere ne dukje me shije vlerat e verteta te kultures materiale e shpirterore te popullit tone. Per kete arsye vizitoret verejne me kenaqesi se ajo me tendece ka ditur te vere ne pah ate çka eshte me kryesore ne kete pasuri, qe populli, me aq shije e ndjenje te holle, e ka ruajtur nder shekuj si ushqim shpirteror. Kjo eshte aq e vertete, sa, kur ndodhesh para projekteve te endjeve te leshta, te pambukta, ne ato te qilimave e te sixhadeve, te krijohen emocione te tilla dhe mendon sa mire e sa te pastra i ka ruajtur dhe i ka perdorur populli ne kohe dhe kushte te ndryshme historike, duke i shtuar gjithmone diçka te re, novatore. Shume nga keto projekte, ndonese kane kaluar nder shekuj, tingellojne te diteve tona me bukurine e tyre te jetes sone te sotme. Kjo eshte arsyeja qe, ashtu si jane, ato do te plotesonin shume bukur ambientet tona te banimit.
Jasteket dhe mbulesat e Hasit, mbi fushen portokalli, ne menyre krijuese qendisen me lesh te zi dhe krijojne nje intonim shume te kendshem, qe te emocionon, nje atmosfere mobilizuese. Projektet e qilimave e te sixhadeve te pasura ne ngjyre, qe si motiv kryesor kane pasur diellin apo nje motiv te thjeshte gjeometrik, jane zevendesuar nga populii me shqipen dykokash, qe nuk te kujton asnjehere te huajen; projekte te tilla jane bere me elemente krejt shqiptare si dhe kjo shqiponje, dhe keshtu vizitoret gjejne simbolin e perpjekjeve dhe te luftes shekullore per liri.
Qendisjet me gjilpere dhe grep jane nje tjeter bukuri e rralle e mjeshterise shtepiake dhe asaj zejtare te gruas sone ne udhen e shekujve. Megjithese e shtypur dhe e perbuzur ne te kaluaren, me duar te arta, ne driten e diellit dhe te pishes, ajo thurrte tantella delikate, nje pune qe dilte nga thellesia e shpirtit, e paster dhe e bukur.
Grumbullimit dhe studimit te vlerave historike dhe atyre artistike Partia i kushton nje rendesi te veçante dhe, ne kete drejtim, jane arritur rezultate te rendesishme shkencore, por keto, ne mjaft raste, vlejne dhe perdoren vetem midis etnografeve dhe punonjesve shkencore. A eshte e drejte qe keto vlera studimore te ngelen midis shkencetareve dhe vetem si doreshkrime per arkivat e institucioneve shkencore?
Mendoj se nje qendrim i tille nuk do te bente te mundur njohjen e ketyre vlerave nga populli e aq me shume nga artistet, piktoret, skulptoret, grafistet dhe shkollat artistike, te cileve do t'u vlente shume.
Perveç kesaj, mendojme se, per shfrytezimin dhe zhvillimin e ketyre vlerave ne tekstilet tona dalin detyra te shumta. Ne fushen e shfrytezimit te ketyre vlerave ndjehet nje boshllek ì madh ne krahasim me gjinite e tjera te artit tone realist. Shqetesime dhe ndjenje pergjegjesie per kete problem ka, por ende nuk behet sa duhet. Kjo mendoj ka arsye. E para, akoma tek ne, problemet e zhvillimit te arteve te aplikuara nuk shihen nje me artet figurative, per rendesine dhe rolin qe luajne ato ne marredhenie me njera-tjetren, ne ndihmen qe do te jepnin ne trajtimin e temave te prapagandes monumentale ne forme, dhe ne kontaktin e madh qe kane ato me masen. Reflekse te ketij koncepti shihen nganjehere edhe ne qendrimin qe mbahet ne futjen e ketyre vlerave ne artet figurative dhe ato te aplikuara, sidomos ne tekstilet qe zene nje peshe te rendesishme ne prodhimin tone. Kjo vjen edhe nga mosnjohja sa duhet dhe nga mungesa e kontaktit me keto vlera te gjalla te thurrjeve, qendisjeve dhe endjeve.
Veg kesaj, akoma tek ne nuk eshte hedhur tutje koncepti i dallimit qe ekziston midis artit “te madh” dhe artit “te vogel”, nje percaktim ky i njeanshem dhe qe demton krijimtarine.
Shoku Enver Hoxha, ne fjalimin e tij per letersine dhe artet mbajtur ne Sekretariatin e Komitetit Qendror te PPSH vitin e kaluar ka thene: «...ne duhet t'i japim nje impuls te madh edhe artit popullor...» Natyrisht, me kete te mos kujtojme vetem kenget e vallet popullore. Ne vendin tone eshte krijuar nje tradite e madhe e tekstileve te leshta, te pambukta dhe te mendafshta; kjo tradite eshte si rezultat i ngritjes se gjigandeve te industrise tekstile. Krahas te tjerave, kemi rritje edhe ne fushen e krijimtarise dhe te kerkesave estetike. Pa mohuar arritjet ne kete fushe, verehet nje boshllek i ndjeshem per nje plotesim edhe me te madh.
Kete boshllek e ben mungesa e futjes dhe aplikimit sa me shume te vlerave qe kemi ne tekstilet popullore. Nje shembull shume i mire ne kete drejtim eshte edhe ekspozita e bukur e piktores Ikbal Bihiku, e cila evidencon me tendenciozitet e pasuri artin e pavdekshem popullor.
Ekspozita te tilla duhet te organizojme me shpesh, dhe te zbulojme ato vlera te medha, per t'i perdorur pastaj sa me mire ne artet tona te aplikuara.
Gazeta Drita, 16 mars 1975, Skulptori Fuat Dushku