Faqe të panjohura te Fan S. Nolit

Faqe të panjohura me Autor Fan S. Noli.
Artikuj dhe shënime publicistike, 1915-1919.
Përmblodhi dhe pajisi me shënime Prof. Dr. Koço Bihiku.
Shtëpia botuese Albin, viti botimit 2002. Faqet e librit 329.

Vëllim me ligjërata, artikuj, letra, shënime, etj të Fan S. Nolit që ndriçon një ndër fazat më interesante e më pak të dokumentuara si të vetë jetës e veprimtarisë së F. Nolit, edhe të historisë së shtetiti të sapo krijuar shqiptar: periudhën e Luftës së Parë Botërore 1915-1919.


Gjendja në Shqipëri, sidomos në qerthullin e Luftës së Parë Botërore, përpjekjet për të mbajtur në kembë shtetin e porsaformuar shqiptar, politika e fqinjëve shovinistë për copëzimin e ndarjen mes tyre të Shqipërise, roli dhe politika e fuqive të mëdha të Evropes dhe SHBA-së ndaj çështjes shqiptare e asaj ballkanike, fati dhe veprimtaria e figurave dhe personaliteteve të ndryshme shqiptare e të huaja në vitet e mbrapshta 1914-1919, princ Vidi, përpjekjet e të huajve për të gjetur një mbret të përshtatshëm për Shqipërinë, ushtritë e huaja në Shqipëri, Konferencat Ndërkombëtare e forume të tjera të kohës, kur diskutohej, bëhej pazar e shpesh vendosej për fatet e Shqipërisë, etj. Të gjitha kur ligjëronte e shkruante Noli i ri...