Visualizzazione post con etichetta Fuat Dushku. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Fuat Dushku. Mostra tutti i post

Shenime nga ekspozita e piktores Ikbal Bihiku ..nga skulptori Fuat Dushku

Piktorja Ikbal Bihiku, ne ekspoziten “Motive te tekstileve popullore” qe qendroi e hapur javet e fundit ne Tirane, ka mundur te riprodhoje vlera te artit te endjeve, te tekstileve te leshta e te linjeta, te qendisjeve, ne pergjithesi - motive te tekstileve popullore.
Kur ndodhesh ne kete ekspozite, te rrethon nje atmosfere e gezueshme me pastertine e punimeve si ne ngjyre ashtu dhe ne perdorimin e shumte te motiveve.
Bukur dhe me kujdes piktorja ka ruajtur disa karakteristika qe e pershkojne ne pergjithesi artin popullor tek ne, si variacioni ne forme, ngjyra me tere madheshtine e saj.
E lavderueshme eshte puna e kesaj piktoreje, si dhe dashuria me te cilen ajo pershtat teknika te ndryshme ne motive te nxjerra nga jeta.
Kemi te bejme ketu me interpretim realist, qe eshte vlere e rendesishme, qe i shtohet ekspozites.
Ne kete menyre ajo behet emocionante per vizitorin dhe krijon shume kende per studjuesit, per artistet ne pergjithesi dhe per ata qe punojne ne gjinine e arteve te aplikuara.