Ne vitin 1991, pas nje bisede te gjate me baritonin Luke Kaçaj, e cila u kurorezua me artikullin tim "Drite-hijet e nje karriere", te botuar ne 25 prill 1991 tek gazeta Republika, e pyeta profesorin:
Letra i drejtohet në adresë Armando Nicoletti-t, të cilin e qujnë dishepull i Lin Delisë. Kush e njeh do të thotë se është plotësisht një përcaktim i drejtë. Ajo është nisur me datë 11.01.97 nga Shkodra dhe ka mbritur me 17.01.97 në Atrodoco. Është një letër ambigue. Është një letër ngushëllimi ndër dy krahët. Me mirësjellje ai ngushëllon babin e Giuseppe Grasit dhe me keqardhje i tregon atyre se ka nevojë të ngushëllohet për jetën e tij të vështirë e që nuk ka më shpresë në Shqipëri.
“…Ju kërkoj falje që nuk ju kam shkruar prej disa vitesh, por detyrohem t`ju them se në jetën time nuk kam qenë korrekt për sa i përket korrespondencës. Gjithmonë do të jeni të respektuar dhe të paharruar për mua, Ju Luciana dhe Guseppe Grassi. Ju nuk keni humbur vetëm burrin dhe babin tuaj, por dhe një njeri të pazëvendësueshëm…duhet të më besoni që dhe unë jam hidhëruar thellësisht. Në këtë rast të dhimbshëm merrni të gjitha ngushëllimet e mia më të sinqerta…
Jam i sigurtë që dëshironi të dini diçka rreth meje. Kanë kaluar tre vjet që jam kthyer në vendin tim. Ende deri më sot jam duke u endur si një nomad, për rreth katër qyteteve, ku banojnë miqtë e mi, sepse nuk më kanë dhënë ende shtëpinë time. Nuk e di ende se kur do të ma japin, që më në fund dhe unë të gjej pak qetësi. Në këtë moshë pothuajse 72 vjeçare është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte. Si pasojë kam qenë shumë i sëmurë dhe sinqerisht ju them se kam menduar që ka ardhur çasti i vdekjes sime. Është kaq e vërtetë sa kam thërritur priftin të më japë sakrimentet e shenjta. Më vjen keq sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një rregjim i gjithi neokomunist.
Kënaqësia ime më e madhe në këto tre vitet e fundit ka qenë inagurimi i Kishës së Fretërve Françeskanë, ku kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë dhe që ka qenë transformuar nga komunistët në një kinema. Në koncertin e organizuar, për këtë rast, me datë 28 tetor, kam kënduar romancën e Fieskos nga opera Simone Boçanegra të Guseppe Verdit. Për mua ishte një gëzim i madh, kur mora letrën prej teje, i dashuri im Armando. Të falënderoj që më kujton. Prej më se 35 vitesh jam duke pritur me ankth çastin e lehtësimit të dhimbjeve të mia. Nuk e di kurdo të jetë. Me fantazinë time të sëmurë kam konstatuar dhe parë rrudhat e zemrës time, që janë thelluar shumë. Me respektin më të madh dhe mirënjohjen e tellë". Luka Kaçaj.
- “Nëqoftëse do t'ju ftonin tё interpretoni ndonjë rol, а do të pranonit?”.
Profesor Luka, me një buzëqeshje, ku shprehej gjithë përvoja e tij jetësore, vuajtjet dhe ironia, mu përgjegj:
- «Nëqoftëse kushtet, në të cilat jetoj do tё ndryshojnë, them se mund të jap akoma...»
Profesor Luka kishte te drejte ne ironine e tij... Fill pas ardhjes se demokracise, artikulli im ishte i pari qe guxoj te rihabilitonte figuren e shquar te baritonit shqiptar. Por personalisht kisha edhe nje shprese: Atekohe profesor Luka ishte ende i ri, 65 vjeç dhe zeri i tij ishte plotesisht ne forme. Shpresoja qe rikujtimi i figures se Tij do te shkundete autoritetet shqiptare e veçanerisht ato muzikore, do te bente te mundur rikthimin e tij ne skene. Por... askush nuk u kujtua per te!!!
... Profesor Luka kishte patur te drejte kur ironizoi pyetjen time!!! - Zana Bihiku, 2010
Per kete aresye ribotoj letren e Tij te fundit: "Msojeni kohen mos t'hajn bit e vet!!"