Migjeni dhe na "t'Birtë e shekullit të ri"...
Gazeta Metropol - 30/01/2005 Në rast se Migjeni do të jetonte në shekullin e XXI...? Do të rishkruante "Na t'birtë e shekullit të ri" pa më të voglin hezitim. Po "Poemën e mjerimit"...? Natyrisht edhe atë. Po..., po..., po...? Përgjigjja është një dhe e vetme: të gjitha! Nuk ka kaluar as një shekull, po ajo çka krijuar Migjeni të duket sikur sapo është shkruar, se diku e gjen në të përditshmet letrare. Pasi Kolën e sheh kudo..., edhe Lulin e vocërr, vetëm se ky i fundit, tashmë nuk ecën në shi për të shkuar në shkollë, por për të shkuar te semafori dhe për të thënë "bukën e përditshme falna Zot". Në librin më të ri kushtuar krijimtarisë letrare të Migjenit, shkruar nga Prof. Dr. Koço Bihiku dhe botuar nën kujdesin e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, midis të tjerash thuhet: " Te Migjeni zien revolta jo kundër mjerimit si mjerim, por kundër mjerimit si shfaqje e pabarazisë shoqërore ". Kanë kaluar kaq vite që atëher
Commenti
Posta un commento