Parathёnie e librit - Publicistika e Nolit, 2009 - by Prof. Dr. Koço Bihiku


Nёse ende sot, studiuesit e historisё, e letёrsisё e tё politikёs shqiptare, dedikojnё studimet e tyre figurёs sё Nolit, kjo pa dyshim do tё thotё, qё Noli i ka rezistuar provimit tё madh tё kohёs, pёr tё mbetur njё nga personalitetet e rёndёsishme tё historisё sё shqiptarёve.
Fan. S. Noli

Nё personin e tij, gjejmё tё harmonizuara nё mёnyrё tё rrallё dhe tё jashtёzakonshme figurёn e politikanit dhe publicistit, poetit e pёrkthyesit, historianit dhe muzikologut.
Gjatё jetёs dhe veprimtarisё sё tij, u shqua veçanёrisht si publicist i talentuar. Falё gjykimit tё mprehtё, erudicionit te gjёrё kulturor e forcёs argumentuese, Noli trajtoi me sukses problemet kardinale tё jetёs sё shqiptarёve tё çerekut tё parё tё shek. XX.
Veprimtaria nё fushёn e publicistikёs ka lёnё gjurmё tё pashlyeshme nё historinё e fundit tё shek. XX, sepse ndikoi drejtёpёrdrejtё nё organizimin dhe evoluimin e Lёvizjes Kombёtare Shqiptare. Nё artikujt e tij, Noli goditi rreptё nga njёra anё, Turqit e Rinj, elementёt torkomanё dhe qarqet shoviniste greke, tё cilёt bёnin çmos pёr tё penguar organizimin e kryengritjes sё shqiptarёve dhe nga ana tjetёr, zhvilloi njё punё tё palodhur e gjithnjё nё rritje kundёr planeve tё Fuqive tё Mёdha e tё shteteve fqinjё, tё cilёt, nё rethanat e vёshtira dhe tё egra tё Luftёs sё Parё Botёrore, synonin tё coptonin trojet e shqiptarёve.
Njё hov tё rёndёsishёm njohu veprimatria e tij si publicist veçanёrisht pas rimёkёmbjes sё shtetit tё pavarur, nё momentin kur koha shtronte nё mёnyrё urdhёruese zgjedhjen e rrugёs, nёpёrmjet sё cilёs do tё zhvillohej e ardhmja e shtetit tё shqiptarёve. Noli ishte pёrkrahёs i vendosur i krijimit tё njё Shqipёrie tё pёrparuar, moderne e demokratike. Nё artikujt e butuar nё mjaft gazeta tё kohёs, psh. "Liria Kombёtare", "Republika", "Immigranti" etj, Noli goditi me forcё karakterin antikombёtar, antipopullor e reaksionar tё regjimit tё Zogut, fshikulloi politikёn e nёnshtrimit ndaj imperializmit italian, tregoi shtypjen dhe shfrytёzimin e padurueshёm qё hiqte vendi dhe populli, akuzoi bejlerёt çifligarё si pёrgjegjёsit kryesorё qё mbanin Shqipёrinё nё prapambetje tё gjithanёshme dhe nё padijё tё thellё.
Nё artikujt dhe shёnimet qё botoi nga viti 1925 e deri nё fillimin e viteve 30, tё cilat shёnojnё edhe kulmin e pjekurisё sё veprimtarisё sё tij si publicist demokrat, vёmёndje kryesore Noli u kushtoi edhe çёshtjeve qё lidheshin me konsolidimin e lёvizjes çlirimtare, me pёrpunimin e strategjive dhe tё detyrave qё shtroheshin pёrpara forcave demokratike pёr tё kurorёzuar fitoren e revoluzionit demokratik popullor.
Artikujt e Nolit shёnuan njё hap mjaft tё rёndёsishёm nё formimin, zhvillimin dhe pasurimin e ndёrgjegjes dhe tё vetё mendimit politik e shoqёror tё shqiptarёve. Trashёgimia publicistike e Nolit mbetet aktuale ende sot, kur forcat progresive tё vendit janё tё angazhuara pёr forcimin e shtetit ligjor, pёr evoluimin e vendit drejt rrugёs sё  demokracё, kundёr forcave regresive dhe revanshiste, nё mbrojtje tё tё drejtave dhe tё interesave tё popullit.
Aktualitetin e publicistikёs sё Nolit e gjejmё sot edhe nё pёrpjekjet drejt pёrparimit tё shtypit shqiptar pёrparimtar e demokratik. Analiza e thellё e ngjarjeve dhe e fakteve, argumentimi logjik e koherent i mendimeve, fryma e pёrgjithёsimit, aftёsia pёr tё nxjerrё pёrfundime tё rёndёsishme, ligjёrimi i gjallё, i apasionuar dhe i qartё, pёrdorimi nё mёnyrё tё gjerё i mjeteve figurative, pёrbёjnё njё pёrvojё e pasuri tё çmuar pёr punonjёsit aktualё e shtypit e tё mediave.
Figura e Nolit publist ka tёrhequr prej kohёsh vёmendjen e studiuesve tanё; janё botuar libra e studime nga Y. Zajmi, P. Tako, N. Jorgaqi, M. Kodra dhe nga autori i kёtyre radhёve, nё tё cilat janё ndriçuar aspekte tё ndryshme tё veprimtarisё sё Nolit. Ende vazhdojnё pёrpjekjet pёr tё hulumtuar aspekte mё pak tё trajtuara ose fare tё patrajtuara tё veprёs sё tij, duke shfrytёzuar tё dhёna tё reja arkivale e materiale nga shtypi i sё kaluarёs. Nё kёtё drejtim, njё ndihmesё tё çmuar kanё dhёnё mikrofilmi i plotё i gazetёs "Dielli", dhuruar prej patriotit tё njohur Anthony Athanas dhe koleksioni i plotё, gjithashtu nё mikrofilm, i gazetёs "Republika", sjellё nё Shqipёri falё pёrpjekjeve tё prof. L. Buxheli.
Libri qё po i jepet nё dorё lexuesit ёshtё rezultat i njё pune disavjeçare qё ka kryer autori pёr grumbullimin dhe studimin e trashёgimisё publicistike tё Nolit. Nё bazёn e njё lёnde tё gjёrё, nё disa raste pak e njohur, ёshtё synuar tё jepet njё karakterizim sa mё i plotё i figurёs sё Nolit publicist, i brendisё mjaft tё pasur nё ide, i evolucionit tё mendimit tё tij ideor e politik, i tipareve tё stilit mjaft origjinal. Midis tё tjerash, nё libёr ёshtё folur edhe per veprimtarinё qё zhvilloi si nismёtar dhe organizator i shtypit patriotik dhe demokratik, themelues i gazetёs "Dielli", i gazetёs "Republika" dhe i revistёs "The Adriatic Riwiev", tё cilёn e drejtoi nё gjashtё muajt e parё tё ekzistencёs sё saj.
Autorin e mban shpresa, se libri "Publicistika e Nolit" do tё ndihmojё lexuesin tё fitojё njё ide mё tё plotё rreth punёs sё madhe qё Noli zhvilloi nё lёmin e publicistikёs, e cila ndikoi drejtёpёrdrejtё zhvillimin e lёvizjes patriotike dhe demokratike dhe pasurimin e mendimit politik e shoqёror tё shqiptarёve nё çerekun e parё tё shek. XX dhe nё fillimin e viteve 30. Pa dyshim, ka ende aspekte tё pandriçuara tё krijimtarisё publicistike tё Nolit, si çёshtja e traditave nё tё cilat ёshtё mbёshtetur Noli nё punёn e tij, e vendit qё zuri midis publicistёve tё tjerё tё kohёs, çёshtja e ndikimit qё ushtroi nё zhvillimin e shtypit dhe tё publicistikёs shqiptare, çёshtja e veçorive tё stilit tё tij si polemist etj. Kёto janё edhe detyrat qё shtrohen pёrpara studiuesve tё historisё sё letёrsisё dhe tё shtypit shqiptar.

Commenti

Post popolari in questo blog

Migjeni dhe na "t'Birtë e shekullit të ri"...

Krijimtaria Letrare e Migjenit

Vilson Kilica, 1932