Vilson Kilica, 1932



Piktori shqiptar Vilson Kilica ka lindur në vitin 1932 në qytetin e Fierit. Gjyshi i tij, Tonç Kilica, ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit në vitin 1912 dhe ka ngritur flamurin e Pavarësisë në këtë qytet. Në vitin 1949 Kilica fiton konkurimin na Liceun Artistik "Jordan Misja" ne Tirane, ku, nën drejtimin e piktorit Sadik Kaceli përfundon studimet me medalje ari.
Në vitin 1952 fiton nje burse per të studiuar në Akademinë e Arteve "I.E Rjepin" në Leningrad, nen drejtimin e profesorit B.V.Ioganson. Përfundon studimet me rezultatin "Shkëlqyeshëm".
Pas diplomimit kthehet në Shqipëri, ku impenjohet tërësisht në themelimin e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë, në perzgjedhjen e stafit pedagogjik dhe në hartimin e programeve mësimore.
Vilson Kilica është drejtori i parë i Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.