Edi Rama, kjo pjelle e mentalitetit kombetar!!

Sa here vij ne Tirane do gjej nje proteste.
Dhe thirrja eshte perseri: "Poshte Komunizmi"!
Nuk e kuptoj, 35 vite qe nga renia e diktatures dhe sot, akoma na duhet te therrasim "Poshte Komunizmi"!
Po sikur e hodhem nje here komunizmin.
Nga na dolen keta prap?

Pastaj kujtohem dhe reflektoj: Ne '90, revolta antikomuniste u be nga ne, "kelyshet e komunisteve"!


Revolta erdhi si pasoje e renies se Murit te Berlinit, por ne dore, protesten shqiptare, ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste, e moren Komunistet dhe femijet e tyre te mbetur tashme pa privilegje!!
Nuk ishte se u dhimbnin ish te burgosurit politike, represioni politik i regjimit ne grahmat e fundit, varferia extreme ne te cile notonim te gjithe, pa perjashtim, por HUMBJA E PRIVILEGJEVE TE KASTES SE TE ISH-PRIVILEGJUARVE TE KOMUNIZMIT!

E jema e Edi Rames, ne nje interviste shkruante se ne kohen e Ramiz Alise, ishim renuar aq shume ekonomikisht, "sa u detyruam te shisnim tek diplomatet e huaj veprat e Kristaq Rames".

Ky eshte per mua thelbi i faktit qe sot, pas 35 vjeteve, ngrihemi perseri e therrasim: "Poshte Komunizmi"!


Menjehere, ne 1991, une, e gezuar thellesisht per renien e komunizmit, vrapova te gjej artistet e sapodale nga burgjet politike, dhe fillova te shkruaj per te rehabilituar figurat e tyre.
Shkruajta tek gazeta "Republika" per Tonin Guraziun - pianistin e talentuar, Edi Luarasin - aktoren e mbrekullueshme, Luke Kaçajn - baritonin e madh te Shqiperise, zerin e te cilit e ndjej ende sot, ndersa me interpretonte, i shoqeruar nga nje organo shekullore, arjet aq te dashura prej tij.

I gjeta megjithate te pashprese, pushteti i ardhur nga revolucioni i la menjane edhe ai, nuk u dhuroj nje salle per koncertin e tyre te fundit.
Profesor Luka e kishte kuptuar, meqe ne nje leter te 1997, derguar Armando Nicolettit, shkruante:

"Më vjen keq, sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një rregjim i gjithi neokomunist".
Nuk e harroj edhe shprehjen e Luke Kaçajt: "Msojeni kohen mos t'hajn bit e vet"...
Kishte te drejte profesor Luka!!


Nuk mesuam asnjehere prej historise sone.
Ciklet e gabimeve rikthehen e ne perseri reagojme ne te njejten menyre: i perserisim!
Edi Rama eshte pjelle e mentalitetit kombetar.

Ne 1811, filosofi e diplomati francez Joseph de Maistre thoshte: "Cdo popull ka qeverine qe meriton"!

Korrupsioni ka hyre ne gjakun e shqiptareve.

Cdo sherbim qe eshte ne te drejten tone ne e paguajme.
Ryshfet doktorit, ryshfet zyrtatit, ryshfet policit, punonjesit te kadasters, rojes se ministrise per te hyre e per te qare hallet, ryshfet tek zyra e punes, etj.. etj.

Kudo ryshfet!
Edhe ajo zonja qe qau ne proteste, ofroi ryshfet per te folut!!
Ryshfeti eshte kthyer ne kostum kombetar!

Nuk ka rruge tjeter?

Ka: Denoncimi!!

Por, si gjithmone, populli u kthye ne lepe-peqe, sic thoshte Naimi i Laberise, Ali Asllani (1884-1966).

Nuk eshte e rastit qe poesia "Maskarenjte/Hakerrim" tingellon kaq shume aktuale sot, ne ditet e trazuara qe jetojme, perseri, e perseri!
Autori, ne vitin 1942, demaskon shtetaret servile, hajdute dhe tradhetare, njesoj me keta te sotmit.

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!


Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!

Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata "Grand Cordon"!


Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t'ju thërres'
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes'
dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',
në ka zot dhe do duroj', posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!

Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!


Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…

Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!

Ç'na pa syri, ç'na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!


Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk' dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor' të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj', puthni këmbën e armikut!


Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe "bej" i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr' e qorrit, vlen për goj' e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull', shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir' njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit' që nis e vrëret do mbaroj' me bubullimë,
ky i sotmi zër' i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit' për goj'!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor'
nuk ësht' yti, nuk ësht' imi, është i kombit arbror,
ësht' i syrit në lot mëkuar, ësht' i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!