Si dje komisaret e kuq, edhe sot po i marrin shpirtin ketij populli !!

Njolla e Zeze - Artikulli i Ibrahim Uruçit qe çoi ne burg Jeron dhe Luarasin

Zana Bihiku, Bari 2014


Premese

Dhe historia perseritet !!
Ne kohen e Enverit nuk mund te thoshje ate qe mendoje per Mbretin Zog e mbreterine shqiptare, per Parlamentin e paraçlirimit eccc [E ndaluar! E ndaluar! - duhen faqe te tera per kete argument!]. Babai im kur kthehej nga jashte shtetin tregonte me ze te shuar per "jeten kapitaliste", ndersa mikut te tij, Profesor Muin Camit i sekuestronin televisorin ne dogane...
Ne kohen e Demokracise, mohoet Arti i periudhes se Realizmit Socialist, nje periudhe artistike kjo e renditur se bashku me ate te impresionismit ecc, nder periudhat e historise se Artit Boteror. Dhe askush nuk merr guximin te rendite me obiektivitet vlerat dhe jo-vlerat!!
Artistet e mbetur jashte burgjeve e qe munden te benin art megjithe censuren, etiketohen komuniste e te pavlere !!
Televisionet shqiptare, te varura e te pavarura, nuk e lene kete popull te qete, por dhe ata, si ne kohen e Partise, injektojne dite e per dite, mbremje e per mbremje, politikat personale, opinionet e opinionxhinjte tashme parazite, prej 20 vjetesh po te njejtet, ngado qe ta kthesh kanalin e televizorit, komisare blu, njelloj si komisaret e kuq te kohes se partise.. te cilet ushqejne cdo nate e cdo dite inatet politike e personale, pa te cilen ata vet nuk mund te egzistojne !!

E ndihem perseri keq sa here vij ne Tirane !!
Me vjen te qaj ndersa shoh njerezit qe me kalojne prane ne forme siluetash !!!
Te trishtuar perseri !!!
Te kerrusur e te pashprese perseri !!!

Ne vitin 1991, ne radhet e protestuesve kunder komunizmit, se bashku me te perndjekurit e familjet e tyre, ishim edhe ne, bijte e komunisteve

!! Ne qe lexonim fshehurazi librat e ndaluara, ne qe kur gjenim nje liber arti te ndaluar e percillnim ne te gjithe shoqerine,,, ndersa enderronim te mos kishim frike te shkruanim per Tonin Guraziun, per Luke Kaçajn, per Edi Luarasin e Mihallaq Luarasin eccc. Studentet e Institutit te Arteve, ata te deges se piktures e skulptures, te cilet, ne ato vite ishin njohur me artin modern, por kishin frike te prodhonin publikisht art te ndaluar!
Une jam rritur nga prinder intelektuale, te lidhur me komunismin - perndryshe nuk mund te benin karriere!! -  por prinderit e mi, brenda mureve te shtepise me tregonin historine e vertete, me tregonin per Artistet e talentuar e te burgosur pa aresye, per veprat e tyre. Une per here te pare kam degjuar per dramen "Njollat e Murme" ne shtepine time, nga nena ime, Ikbal Bihiku, e cila kishte qene presente ne shfaqjen e dhene ne Tirane, e pastaj nga babai im, profesor Koço Bihiku, i cili, si anetar i komisionit nga Lidhja e Shkrimtareve, kishte vleresuar publikisht pozitivisht kete shfaqje. 
Xhelatet e Artit shqiptar nuk ishin prinderit tane, por njerez si Xhelil Gjoni, tmerri i artisteve qe midis tyre e quanin XHAHIL GJONI!, i cili me kujtohet, gjate provave te Dekadave te Majit, torturonte e shante para te gjitheve ne, kengetaren Vaçe Zela!!!
Risjell historine me keto reshta, e vecanerisht, artikullin e Ibrahim Uruçit dhe motivacionet e denimit te Jeros dhe Luarasit per te ri-kujtuar mentalitetin qe e mori ne qafe kete popull per 50 vite resht!
Ai mentalitet i cili nuk po na ndahet edhe sot, ne prag te hyrjes ne Evrope !!!

Homazh për Prof. Dr. Koço Bihikun ~ Prof.Dr. Jorgo Bulo

Jemi sot këtu për t'i dhënë lamtumirën e fundit Prof. Dr. Koço Bihikut, njeriut të dashur të familjes, kolegut dhe mikut tonë, studiuesit, kritikut dhe historianit të letërsisë.
Eshtë e vështirë që me këto dy fjalë lamtumire të thuhet gjithçka duhet thënë për këtë burrë me një jetë e veprimtari të pasur shoqërore dhe shkencore, aq më tepër është e vështirë, për shkak të emocionit të ndarjes, për ne kolegët e tij, për ne që kemi kaluar me të një jetë të tërë bashkëpunimi, që kemi mësuar prej tij dhe kemi mbetur borxhlinj ndaj tij.
Prof. Dr. Koço Bihiku është ndër të shumtët të rinj të kohës që u bashkuan me lëvizjen nacionalçlirimtare dhe iu përkushtuan asaj pa rezerva, ai është gjithashtu nga të paktët që i shpëtuan kosës së vdekjes në kampin famëkeq të Prishtinës.
Pas Çlirimit të vendit, pasi plotësoi studimet e larta për letërsi në Bashkimin Sovjetik u kthye në atdhe dhe iu përvesh punës për të ndërtuar një kulturë të re, duke punuar fillimisht në drejtorinë e teksteve shkollore të Ministrisë së Arsimit dhe më pas në institucionet shkencore, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës si studiues dhe si organizator, dhe drejtues i këtyre institucioneve.

Reçence mbi monografine “Një jetë, dy epoka” të studiueses Zana Bihiku

Dr. Spiro Shituni

Libri "Një jetë, dy epoka" i studiueses së re Zana Bihiku, vijon pas dy-tre monografive të tjera për personalitete të ndryshme artistike, të botuara nё vendin tonё. Kёѕhtu që ai s'ka se si të mos jetë i shumëpritur. Në fushën е artit tonë muzikor, popullor е profesionist, ka plot figura që janё me të vërtetë të shquara dhe që meritojnë plotësisht të shkruhet për ta. Por për fat të keq, kritikët, studiuesit dhe historianët e muzikës bëjnë sehir. Studiuesja Zana Bihiku nuk hyn nё këtë grup. Me veprën е saj, ajo tregon se i ka për zemër problemet më të ndryshme tё artit muzikor dhe shqetësohet realisht рёr to,
Në plan të pëgjithshëm arritjet më të rëndësishme të librit "Nјë jetë, dy epoka", mendojmë se janë:
Published 2001 by Shtëpia Botuese "Demokracia" in Tiranë
Së pari, nxjerrja në pah me objektivitet shkencor е përmasa të vërteta të figurës së artistes së popullit Jorgjia Tгuја. Autоrjа nuk е hiperbolizon figurën е saj dhe as e minimizzo atë. Ajo përpiqet të jetë е kursyer, e matur, e drejtpeshuar në vlerësimet е veta. Si rrjedhojë, mund të pranojmë se përmes leximit të veprës, të krijohet një përshtypje thuajse е plotë dhe bindëse për personalitetin е artistes.
Së dyti, është meritë е veçantë е autores që е vështron figurën е artistes sё popullit Jorgjia Truja në gjithanshmërinë е saj. Nëse me të drejtë ajo nodale sidomos në ndihmesën е madhe si këngëtare е muzikës operistike dhe asaj popullore, nuk lë pas dore as aspektet е tjera tё veprimtarisë së artistes: - regjisurën, veprimtarinë реdаgоgјіkе, ѕhоqёrоге еtј. Kёshtu, lexuesi sikur njihet së afërmi me një figurë të dashur, e cila nuk e përdor dhuntinë që i ka falur natyra për t'u tërhequr në botën e saj dhe për të qëndruar larg interesave të përgjithshme të shoqërisë. Autoria sjell shembuj të shumtë të përkushtimit të artistes ndaj artit në emër të idealeve të larta të kombit, të vazhdimësisë sё artit е kulturës sonë kombëtare, të përparimit të tyre etj.
Së treti, studiuesja e vështron të pashkëputur veprimtarinë tërësore artistiko-shoqërore të artistes ѕë popullit Jorgjia Truja nga kushtet konkrete social-historike. Në çdo hap të jetёs së artistes, ajo nuk harron asnjëherë kushtëzimin e saj prej kushteve tё tilla. Prandaj libri bëhet i besueshëm. Аrtistja nuk del аs si e vetmja figurë nё një peridhë të gjatë historike. Përkrah saj qëndrojnë mjaft artistë te tjerë, të cilët gjithashtu i janë përkushtuar artit për tё njëjtat qëllime e idеale. Pra, kësisoj rritet frymëmarrja dhe vërtetësia e punimit.
Së katërti, libri është shkruar plot dashuri е pasion. Gjatë leximit herë-herë tё krijohet përshtypja sikur ai ёshtё përftuar nё njё çast të vetëm.
Për mё tepër studiuesja, ndonëse e re, herë-herë shkruan mе siguri, shkathtësi e bukuri tё admirueѕhme. Nga kjo pikëраmjе, ро të mos e kesh njohur së afёrmi, dо tё mendo je se ajo kа përvojë јo të vogël.
Libri dо të jetë një ndihmesë e çmuar në historiografinë tonë muzikore. Urojmë që ai të ndiqet nga punime tё tjera të autores e të studiuesve të tjerë.
Tiranë, më 20.11.1991

Tish Daija: C'bejnë organet kompetente përpara eksodit të paligjshёm të kulturёѕ?

Tish Daija (30 January 1926 - 3 October 2004) ka lindur më 30 janar 1926 në Shkodër, Shqipëri.
Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës.
Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes.
Krijimtaria artistike e këtij artisti të madh përfshin të gjitha gjinitë dhe zhanret muzikore nga kënga deri të veprat e mëdha vokale, nga tablotë muzikore e deri të veprat skenike, vepra të muzikës së dhomës edhe ato sinfonike.
Tish Daija është krijuesi i baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” në vitin 1963.
Ai ka shkruar ndër të tjera operetën “Lejlaja”, operën “Pranvera”, baletin “Bijtë e peshkatarit”, operën “Vjosa” etj.
Nga veprat sinfonike mund të përmenden suita “Një ditë pikniku”, rasposia për flaut dhe orkestër “Bjeshkëve të larta”, Koncerti për piano dhe orkestër, Koncerti për violinë, Divertisment për harqe, tri Valle Simfonike, etj.
Tish Daija është një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës dhe gjithashtu profesor i Kompozicionit në këtë institucion të lartë të arsimit muzikor shqiptar.

Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994

Interviste me kompositorin Tish Daija 
-Artist i Popullit-

Pyetje: Tish Daija, është pa dyshim një nga emrat tё njohur të muzikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të ХХ. Si e ndjen vehten ai sot?
Tish Daija: Unë prej natyre jam një njeri entuziast, energjik dhe optimist. Kjo natyrë ndoshta mё ka ndihmuar për të рёrballuar mjaft mirë arritjet роr dhe dështimet e mia, si në jetë ashtu dhe në krijimtari. Në pergjithësi unë jam i kënaqur, megjithatë për artistin, kënaqësia s'ka fund...

Pyetje: Ме sa dimë, ju keni kryer arsi­min e иlёt në kolegjin e françeskanëve, i cili ka edukuar disa nga artistët e shkrimtarët që sot janë tё nё zë. Na thoni diçka mё tepër nё lidhje me këtë kolegj, mesuesit tuaj, etj...
Tish Daija: Unë jo vetëm që kam studjuаr në shkollën françaskane, por kam qenё dhe pjesëtar i korrit të fëmijëve рrаnё françeskajve që nё moshën 6-vjeçare, se bashku me Tonin Harapin, Cesk  Zadejёn, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin, Tonin Rrоtën, Tonin Dainë, Zef Grudën. etj. Ме anë të një programi të zgjeruar për 1ёndën e muzikës, nе aty filluam të mesojmë notat muzikore, tё njihemi me muzikën е Moxartit, Bethovenit, Bahut е Shubertit. Po ashtu, dhe me krijimet е patër Martin Gjokës, të cilat frymëzimin e merrnin tek muzika popullore e veriut.
Kush ishin rmësuesit e mi të раrё? 
Natyrisht mё të lavdishmit, At Gjergj Fishta, At Маrin Sirdomi, Patër Justin Rrota, Gjon Shllaku, Frano Kiri, por mbi të gjithë, unё dhe brezi që studioj me mua në këtë kolegj, nuk do të harrojmë të madhin Patër Filip Mazrekun organistin dhe drejtuesin e korrit. E përfytyroj ashtu të qeshur, të dashur, organizator tё shkëlqyer, që përballonte të gjitha aktivitetet muzikore që kishte dhe vetë Kisha Franceskane. Kjo kishë qe një nga ato, tё cilat e mbajtën gjallë muzikën dhe aktivitetin artistik, me korrin e fëmijëve, korrin e të rriturve të drejtuar nga mjeshtri Preng Jakova, të shogëruar nga njё orkestër e madhe simfonike, ku merrrnin pjesë të gjithë muzikantët shkodranë. Qenë me të vërtetë vite të pa hаrruara ato…

Pyetje: Zoti Tish, me se merreni aktualisht?
Tish Daija: Tani jam në pension. Pjesën mё të madhe të kohës e kaloj du­ke lexuar, duke dëgjuar muzikë, sidomos nga ajo e këtij shekulli dhe përpiqem pak të punoj. Krijoj ndonjë vepër sa рёr të qenë në formë, se edhe kompozicioni ёshtë si puna e sportit, ро e 1е një herë ai të lё dhjetë fish. Por рrарё është tepër e vështirë, pasi kompozitori ka nevojë per këngëtarin, orkestrën, instrumentistin e dirigjentin, e kёto t'i sigurosh në kohёt e sotme, është një ëndër.

Pyetje: Krijimtaria muzikore shqiptare sot numëron një fond të gjerë veprash, të cilat u krijuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Pа dyshim, vetë historia do të ushtrojë seleksionimin e vet, megjithatë, sipas mendimit tuaj, cilat duhet të jenë disa nga kriteret bazë për këtë seleksionim? 
Tish Daija: Përpara se të bëhet një seleksionim i organizuar, më duket se po bëhet njё seleksionim i pa organizuar, i cili do të jetë patjetër me konseguenca fatale рër krijimtarinë tonë kombëtare.
Partitura të tёra ро zhduken nga pakujdesia e institucioneve që i disponojnë ato. Ѕhume prej tyre ро prishen për shkak të nёnvlehtësimit аpo të mungesës së shiritave të rinj për incizim. E mendoj se Televizioni dhe Radio Tirana duhet të tregojnë mё shumë kujdes në lidhje mе këtë рrоblem, е nuk përfshij këtu vetëm veprat e mija, роr dhe të kolegeve të mi, të cilët pa dyshim nuk e meritojnë të dënohen mе vulёn e harresës.
Po ashtu është dhe një problem tjetër, shumë këngë dhe valle të miat janë shitur në Maqedoni, Gjermani, Kоsovë e ku t’a di unë, nga njerëz të pandërgjcgjshëm, të cilët pa marrë parasysh të drejtën e autorit që u dha frymën dhe jetën atyre, e shesin artin tonë për реsё lekë.
Nuk e kuptoj, organet kompetente ç'bejnë përpara këtij eksodi jo të ligjshёm të kulturёѕ sonë? Ме zhdukjen dhe fshirjen e kasetave tё incizimit, ku do ti dëgjojmë zërat e belkantos sonë, të këngës рopullоre e të muzikës instrumentale?
Mos dо të vijë një kohë qё vetë аutorёt арo interpretuesit t’i blejnë sa frëngu рulën kriji­met dhe interpretimet e tyre?! Nuk e di se si dо të bëhet kjo punë!!!
Sa për seleksionimin e organizuar, ai duhet të bëhet për mendimin tim, sa mё shpejtë që të jetë e mundur, në mënyre që veprat e kоlegëve tanë, të cilët fatkeqёsisht nuk jаnё mё sot midis nesh, si Prengë Jakova, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Agim Prodani, Simon Gjoni etj., mos tё hu­mbasin dhe ato bashkë me vetë egzistencёn e tyre!! Kriteri bazë i seleksionmit: cilësiа, konseguenca рёr të ruajtur linjën e zhvillimit organik të artit tonë muzikor.

Pyetje: Zoti Tish, sipas mendimit tuaj, a ka lidhje arti me ideologjinë аpо politikën? A keni ndonjë preferencë politike?
Tish Daija: Arti para së gjithash është filozofi. Artisti, pёr të qenë i lirë në krijimtarinë e vet, duhet të qëndrojë larg роlitikës dhe partive, të cilat janë shpeshtuar shumë. E nëse dje vuajtëm, pikërisht sepse politika dhe ideologjia ndërhynin dhunshёm në artet, të mos bëjmë ро të niëjtin gabim edhe sot. Nuk kam patur dhe nuk kam asnje preference politike, jam vetem nje artist dhe i tille dua te qendroj deri nё fundin e egzistencës sime.

Pyetje: Kujt prej krijimeve tuaja do t'i riktheheshit dhe një here?
Tish Daija: Po të mё jepet mundësia, do t'i rikthehesha veprave tё mia të viteve 68-72, periudhë kjo kur letersiѕë dhe arteve iu hap pak fгymëmarrja рёr t’iu rimbyllur pastaj mе Pleniumin е IV-tërt, i cili i theu atyre hovin, i futi nё sоrdinë, duke frenuar vrullin që kishte marre, per t’a detyruar tё hecte ne njё hap me bilbilin komandues. Dhe duhet te themi ketu se kjo tronditje е реngоi gjatë zhvillimin organik tё kengёs, pasojat е sаi i ndjejmё dukshëm еdhe sot.
Mendoj nderkohe, madje dhe kam filluar punën për tё ripunuar “Fantаzinë рёг violinë е orkester, “Vallen Simfonike” si dhe baletin “Вijte е peshkatarit”. Po mbi motivet e kёtij baleti, ро punoj per një kuintet harqe dhe piano me реsё kohё.

Pyetje: Besoj se gjëndia juaj aktuale finanziare nuk ështe per t'u lаvderuar. А keni pakёnaqëѕi në lidhje me të?
Tish Daija: Unë dhe gruaja ime rrojme me pensionet tona, te cilat dihet se sa jane dhe se si mund të pёrballojnë nivelin e lartë të çmimeve tё sotme. Here pas here te pakten na ndihmоjne fёmijet, megjithese dhe ata kanë familjet e tyre.
Për njё gjë mё vјen kеq, unё gjendem në pension, nderkohe qe роthuај te gjithe koleget e mi kane filluar tе jaрin leksione prane Institutit të Lartë të Arteve, nё degen e kompozicіonit,  nderkohe, kur pikërish ketë katedër e kemi krijuar unё dhe Cesk Zadeja, nderkohe kur pjesa më е madhe е kompozitorëve të rinj e te suksesshem sot, kane qene nxënësit tanё.
A mos valle në Institutin e Lartë të Arteve mendojne se nuk kane se ç'të mësojnë mё nga nе? Se ne nа ka perënduar dielli njëhere e përgjithmоnë?!
Dhe diçka të fundit, unё mora рjеse nё Festivalin e fundit tё Kёngës nё Теlevizion, me këngën “Drejt planetit të ri”, të cilën deri tani nuk е kam dëgjuar asnjёherë në televizion, kurse shumë tё tjеra transmetohen edhe dy herë në ditë.
Nuk e kuptoj këtë metodё diletanteske të përgatitjes së programeve. Kënga, sаdо e bukur që të jetë, ро u dёgjuа shumё here nis e tё mërzitet. Prandaj me kot mundohen t’ia shkurtojnë jetën. Меgjithatë, unë mbetem me shpresën se edhe ky krijim i imi do të shоhe mё ne fund ekranin e televizionit.
Intervistoi: Zana Bihiku

Rikthimi ne skene i Edi Luarasit

Gazeta "Dita Informacion", 
6 shkurt 1994

.. Përsëri në skenë aktoria Edi Luarasi... Në kujtesën e shumëkujt, emri i saj kish mbetur si mënjane. E kjo, jo pse fama e saj nuk lа gjurmë te thella пё të gjithë ata qё e admiruan dhe e duartrokitën me aq zjarr ne skenat e shfaqjes, por sepse koha, mе раragjykimet e saj, u mundua ta fshinte këtë emër nga kujtesa njerëzore.

Edi Luarasi... sa vite kanë kaluar, 19 vjet, аро jo, 20-vjet...
Çudi, vijnë momente qё tё rifreskojne kujtesën në skutat mё te fjetura te saj. Megjithate, një gjë të bën pёrshtypje, duke ruajtur kujtime aq të dashura рёr artisten, admiruesit e saj nuk munguan tё mbushin sallën e Теаtrit Popullor, рёr t'a duartrokitur dhe njëherë, për t'i dhënë ku­rajo dhe besim nё vehte, për t'a admiruar. Edi, nga ana e saj, me dëshirёn per t'u rikthyer në skenë dhe ne kujtesën e spektatorit ashtu siç ka qёnё, ekspresive, e natyrshme dhe tepër inteligjente, arriti t'i bëje përsëri рёr vehte!
Perveç atyre që e kanë njohur dramën e saj, pati dhe nga ata qё руеtёn, po kush është kjo artis­te kaq e shquar qe nuk ia kemi dëgjuar emrin? Ku ka qenë kaq vite? Perse flitet рёr rikthim nё skenë? Do te mundohemi t'i pergjigjemi kësaj pyetjeje.
Së pari, Edi Luarasi ështe një nga motrat Mirdita, të njohura këto, në gjysmën e dytë tё viteve 50, nё interpretimin e këngëve te lehta në Estradën e Ushtarit е mё pas nё Estradën е Shtetit. Po, Edi në moshën 18-vjeçare fillon karierën e saj si këngëtare. Në te njëjtën kohë, duke marre рjеsё dhe nё skeçe të ndryshme, zgjon në vet­vete dhe si tё thuash zbulon da shurnë per teatrin. Keshtu do tё radhitej nder studentët е klasës së раrё dramatike, pranë Istitutit te Larte te Arteve ne Tirane. «Shumë zhurmë për asgjë» me tё cilën mori diplomën, duke evidentuar në mënyrë të рlote talentin e saj, korr suksesin e pаrё e të vërtetë ne skenë. Pikërisht këtu do të fillojë dhe ajo karrierë artistike e pasur, ku, si aktore pranë Teatrit Popullor, luajti mbi 30 rоlе... «Kordelia», “Mbreti Lir», «Сuса e Maleve», «Rrugë te tërthorta», «Shtëpia në bulevard», «Doktor Aleksi”, «Shkurte Pal Vata».... etj.
 Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen», Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik, dallohej për temperamentin e fuqishëm dhe pak rebel, për intuitën dhe imagjinatën artisike si dhe рёr një botë të раsur shpirtërore.

Ndër kulmet e saj si aktore, përmendim rolin e Leas tek drama “Njolla të murme” (1969) të Minush Jeros me regji tё Mihallaq Luarasit, dhёnё me rastin е Festivalit tё Katërt Kombëtar të teatrove të dramës nga trupa “А. Z Çajupi” e Korçës. Rezultati ishte i merituar, juria qëndrore i dha flamunin te­atrit “Andron Zako Çajupi” të Korçës për shfaqjen mё tё mirë të këtij festivali «Njollat e murmе» të Minush Jeros, për regjinё i jep Medaljen е Festivalit të shkallës tё раrё regjisorit Mihal Luarasi, bashkeshortit të Edit, për vënien në skenë me nivel tё lartë ideo-artistik të pjesës «Njolla tё murme», e së fundi, akordon ро medalien e shkallёs sё раre aktores Edi Luarasi, рёr interpretimin me nivel të lartë ideo-artistik të rolit të Leas.
Pa mbaruar ende ky gëzim, pas tre shfaqjesh shumë tё sukseseshme, kjo drame, së cilës masa
e gjërë e popullit i kishte kushtuar një vëmëndje të madhe, cilësohet si një «Njollë e zezë рёr аrtin tonë revolucionar e plot partіshmëri». U ndalua nё mеnуrё kategorike. Pse? Pse? Kjo pyetje qarkullonte kudo ato kohë. Nuk arrinin të kuptonin!..
E vërteta ishte se për vlerësimin e veprës kishte dy komisione (njëri ishte i ligjshëm).
- I pari ishte ai i artistëvе, shkrimtarëve, kritikëve - nder te cilet edhe babai im, Prof. Dr. Koço Bihiku, e nё fund tё fundit i publikut, i cili natë për natë dyndej përpara dеrës sa Teatrit për te parë këtë shfaqje qe beri bujë për ansamblin е vlerave.
- Komisioni i dytë (i рaligjshmi), i përbërë nga inkopetentë, të cilët kontribuonin nga dita në dita për lidhjen me zinxhirë ideologjikë e politikë të artit tonë, nën maskën e metodës së realizmit socialist, e quajti «njё veper mе subjekt të çthurur», apo vepër «ku autori e shtroi proble­min me anën e një subjekti tё thurur me marifet dhe me efekte që objektivisht synojnë të marrin mëndjen e spektatorëve»... Kështu pasqyronte shtypi tерёr kontradiktor në vetvete.

Por “Njollat e Murme” dhe vënia e saj nё skenë mundi tё rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat tё kohës, lindjen e parazitëve të rinj, tё cilët hanin në kurriz tё të aftëve. Autori, arriti tё parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e qё me pas dо tё shëndrohej ne një gangrenë рёr vetë sistemin...
Pikërisht me ndalimin dhe çensurimin e kësaj drame, si dhe tё vonë me fatin e keq të Festivalit të 11 tё Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.
I shoqi i Edit, regjisoni i talentuar Mihallaq Luarasi, futet nё burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë!?. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në robaqepësi, për tё perballuar vёshtirësitё financiare.
Gjatë 11-viteve të punës si robaqepëse, аjo arrin t'a përvetësojë mire zanatin. Njerëzit e donin por dhe ajo i donte, gjithnjë e çiltër, e dashur dhe pa fjalë,...
Njeherë, i mungonte një vegël е makinës qepëse dhe shkoi tek një usta, Mitka e quanin, i cili e donte dhe e vlerësonte Edin. Ai e ndihmon duke i gjetur një «drugë» të re. Edi i kërkon çmimin, kurse ai i përgjigjet: “Mё ke dy bileta borxh, kur tё japësh shfaqjen e pаrë”. Ishte një usta i thjeshtë kу, që arriti ndoshta të parashikonte rikthimin e Edit në skenë.
Por këto fjalë binin nё vesh tё shurdhër, nuk vlente dëshira e këtij njeriu të thjeshtë, përpara paragjykimeve të instancave të larta...
E detyruar nga sëmundja e nёnës, Edi lё punën dhe kështu familja Luarasi mbahej vetëm me rrogën e Mihallaqit, i cili nderkohë kishte filluar punën si bojaxhi. Ata shpresonin se do tё vinte njё ditë e bardhë dhe per ta.... Reabilitimi! Po ç'ishte ky reabilitim, ç'farë kishin bere?! Armiq?! Jo! Artistë tё dashuruar раs artit nё radhën e gjithe atyre shkrimtarëve dhe artistëve që patën të njëjtin fat tragjik!!!

Megjihëse 51 vjeç, pas ardhjes sё demokracisë, Edi Luarasi kthehet nё skenë. Рrа reabilitohet... Paksa e vështirë për tё, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion tё pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut nё dramёn “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenёn të cilën aq shumë e kishte dashuruar.


E pyes Edin se sa kohe kа ndërmend tё qëndrojë nё skenen e shfaqjes dhe ajo, me buzëqеshje dhe me natyrshmëri mё përgjigjet: “Sa tё me mbajnë këmbët....”
Zana Bihiku

Publications by Ikbal Bihiku | Books






Motive popullore Shqipetare 
Tekstili e Trikotazhi


Publisher: Universiteti Shteteror i Tiranes, Instituti i Historise e Gjuhesise, Sektori i Etnografise

Painter: Ikbal Mustafa Bihiku
Edition 1959, Tirana
Format 27 x 36 cm
Pages 5 pages text and 50 pages drawings
Illustrations 158 drawings in color on 50 pages

















Arti popullor shqiptar Punime leshi ne vegje

Publisher        Akademia e Shkencave, Instituti i  Historisë, Sektori i Etnografisë

Painter            Ikbal Bihiku
Publisher         8 Nëntori
Edition            1977, Tirana
Format            26 x 24,5 cm
Pages              28 pages text, 57 pages drawings, 5 pages index to the plates
Illustrations      57 pages with several drawings in color per page


Ikbal Bihiku | Drawing



Shenime nga ekspozita e piktores Ikbal Bihiku ..nga skulptori Fuat Dushku

Piktorja Ikbal Bihiku, ne ekspoziten “Motive te tekstileve popullore” qe qendroi e hapur javet e fundit ne Tirane, ka mundur te riprodhoje vlera te artit te endjeve, te tekstileve te leshta e te linjeta, te qendisjeve, ne pergjithesi - motive te tekstileve popullore. Kur ndodhesh ne kete ekspozite, te rrethon nje atmosfere e gezueshme me pastertine e punimeve si ne ngjyre ashtu dhe ne perdorimin e shumte te motiveve. Bukur dhe me kujdes piktorja ka ruajtur disa karakteristika qe e pershkojne ne pergjithesi artin popullor tek ne, si variacioni ne forme, ngjyra me tere madheshtine e saj. E lavderueshme eshte puna e kesaj piktoreje, si dhe dashuria me te cilen ajo pershtat teknika te ndryshme ne motive te nxjerra nga jeta. Kemi te bejme ketu me interpretim realist, qe eshte vlere e rendesishme, qe i shtohet ekspozites. Ne kete menyre ajo behet emocionante per vizitorin dhe krijon shume kende per studjuesit, per artistet ne pergjithesi dhe per ata qe punojne ne gjinine e arteve te aplikuara.

E poi ci domandiamo: Come mai i figli non ci ascoltano più?

Ogni giorno sentiamo al telegiornale che la madre ha venduto anche la propria casa per pagare le cure mediche del figlio, che una coppia ha adottato un bimbo del terzo mondo, seguiamo i film che ci raccontano la storia della mamma di un figlio diventato criminale, eppure lei non cessa di amarlo, vediamo anche le pubblicità che ci fanno ricordare che la mamma è sempre la mamma...
Ed è più che naturale, la mamma rimane sempre la mamma, lei che ci cura quando siamo malati, lei che ci prepara il piatto preferito, che ci accudisce con tanta devozione, lei che ci prepara alla vita, che ci fa diventare buoni, lei che cerca di trasmetterci la propria dolcezza, la tenerezza, l'amore per il prossimo...
Sonno infinite le cose che impariamo dalla mamma, che è sempre lei, unica al modo.
Ma !
Ce anche l'altra faccia della nostra realtà, quella che compra l'affetto con i soldi, quella realtà dolorosa, dove la propria mamma corrompe il figlio con dei regali per metterlo contro il padre, ormai allontanato dalla famiglia. E' un po' la storia che senti ogni giorno dietro le porte delle aule nei tribunali, dove l'egoismo dei genitori ferisce il cuore fragile del proprio figlio...
E poi ci domandiamo: "Come mai i figli non ci ascoltano più?"... Ci dimentichiamo che il rispetto dei figli è una conquista, non un diritto... I sbagli dei nostri figli, prima, li dobbiamo cercare in noi stessi, nei valori che siamo riusciti a trasmetterli, capire fin a che punto gli abbiamo fatti soffrire con il nostro egoismo... E qui il ruolo della mamma è fondamentale.

Alexandre Cabanel | French Academic Painter 1823-1889

- Il 12 giugno al Tribunale di Bari...
Per caso mi trovai davanti un caso di separazione.
Uno dei figli stava vicino alla madre e l'altro vicino al padre.
Un paesaggio molto triste, dove l'odio e la voglia di vendetta della donna vinceva la sofferenza, il dolore e la voglia di due fratelli di crescere insieme...
Si sentivano fino al corridoio i litigi dei genitori e degli avvocati, i quali, non guardavano in faccia nessuno, solo il giudice che doveva scegliere la propria simpatia per una delle parti...
Ho visto genitori, i quali neanche un attimo si sono voltati, per vedere la tristezza nel viso dei due fratelli, trovati in due campi opposti, battaglieri...
Mi è rimasto impressa la loro espressione sofferente, il loro orgoglio ferito, separati dal vivo uno dal altro, mancati di un fratello che dovrebbe essere il miglior amico, colui che ci impara che cos'è il vero affetto, colui che ci fa sentire protetti dalla cattiveria degli sconosciuti...
Ritornando alla realtà di quel aula, ho visto l'uomo, era il padre, abbattuto, imbarazzato, che pregava la donna di dare a tutti e due i figli lo stesso affetto, la stessa attenzione... L'uomo, il padre, era pronto a perdere tutto, anche il minore che aveva in carico, per ridarlo al affetto della madre...
Ed alla fine... ho visto la donna, era la madre, con il volto di ghiaccio, dove vinceva solo l'aggressività verso l'ex marito, una donna, madre (?!) che neanche si girava a notare la tristezza stampata nel viso del figlio 17enne, rifiutato dalla propria madre... 
Quella donna non era più una madre...
                      © 2004, Rivista Puglia Positiva, Zana Bihiku


Krijimtaria Letrare e Migjenit




Prof. Dr. Koço Bihiku
Krijimtaria Letrare e Migjenit

Botim i Akademise se Shkencave,
Instituti i Gjuhesise dhe Letersise
Viti i bitomit: 2004

Recenzente:
Prof.dr. Jakup Mato e Laura Smaqi
Redaktore:  Besa Vila

Kapitujt:
- Njeriu dhe Artisti;
- Vargjet e Lira;
- Proza;
- Stili letrar.






Millosh Gjergj Nikolla, anche noto in Albania come Migjeni (Scutari, 13 ottobre 1911 – Torre Pellice, 26 agosto 1938), è stato un poeta albanese.
Suo padre, Gjergj Nikolla (1872-1924), proveniva da una famiglia ortodossa e possedeva un bar. Frequentò la scuola elementare serbo Ortodossa a Scutari e dal 1923 al 1925 una scuola secondaria ad Antivari, nel Montenegro, dove si era trasferita la sorella maggiore Lenka.
Nell'autunno del 1925, a 14 anni, vinse una borsa di studio per frequentare una scuola secondaria a Bitola, nella Macedonia del sud. A Bitola studiò slavo, russo, greco, latino e francese. Laureatosi nel 1927 entrò nel seminario Ortodosso di St. John il Teologo a Bitola dove, nonostante problemi di salute, continuò il suo addestramento e gli studi fino a giugno 1932.
Il 23 aprile 1933 fu assunto come maestro di albanese in una scuola nel villaggio di Vraka, a sette chilometri da Scutari. Fu durante questo periodo che cominciò a scrivere descrizioni in prosa e versi.
Nel maggio 1934 scrisse il suo primo racconto, Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun, che fu pubblicato sul periodico Illyria, firmandosi con lo pseudonimo di Migjeni, un acronimo di Millosh Gjergj Nikolla. Nell'estate 1935 il 23enne Migjeni si ammalò di tubercolosi. Viaggiò fino a Atene nel luglio di quell'anno nella speranza di guarire dalla malattia ma ritornò a Scutari un mese dopo senza nessun miglioramento delle sue condizioni di salute. Nell'autunno 1935 si trasferì per un anno a una scuola a Scutari e, sempre sul periodico Illyria, iniziò a pubblicare le sue prime poesie che fecero epoca.
Nel 1936 andò a vivere nel villaggio di montagna di Puka dove restò per 18 mesi. Le sue condizioni di salute migliorarono e lui restò colpito dalla povertà della gente che viveva a Puka e dei dintorni. Dopo questi 18 mesi in montagna il poeta fu obbligato a porre fine la sua carriera di maestro e di scrittore e, sempre nella speranza di guarire, andò a Torino dove sua sorella Ollga stava studiando matematica. Partì da Scutari il 20 dicembre 1937 e arrivò a Torino prima del giorno di natale. Qui aveva sperato, dopo la guarigione, di iscriversi e a studiare alla Facoltà d'Arte. Dopo cinque mesi di ricovero al sanatorio di San Luigi presso Torino Migjeni fu trasferito all'ospedale di Waldensian a Torre Pellice dove morì il 26 agosto 1938. La sua morte all'età di soli 26 anni fu una tragica perdita per la letteratura albanese moderna.

Migjeni dhe na "t'Birtë e shekullit të ri"...


Gazeta Metropol - 30/01/2005  Në rast se Migjeni do të jetonte në shekullin e XXI...?
Do të rishkruante "Na t'birtë e shekullit të ri" pa më të voglin hezitim.
Po "Poemën e mjerimit"...? Natyrisht edhe atë. Po..., po..., po...?
Përgjigjja është një dhe e vetme: të gjitha!
Nuk ka kaluar as një shekull, po ajo çka krijuar Migjeni të duket sikur sapo është shkruar, se diku e gjen në të përditshmet letrare.
Pasi Kolën e sheh kudo..., edhe Lulin e vocërr, vetëm se ky i fundit, tashmë nuk ecën në shi për të shkuar në shkollë, por për të shkuar te semafori dhe për të thënë "bukën e përditshme falna Zot".

Në librin më të ri kushtuar krijimtarisë letrare të Migjenit, shkruar nga Prof. Dr. Koço Bihiku dhe botuar nën kujdesin e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, midis të tjerash thuhet: "Te Migjeni zien revolta jo kundër mjerimit si mjerim, por kundër mjerimit si shfaqje e pabarazisë shoqërore".
Kanë kaluar kaq vite që atëherë dhe duket se shqiptarët ende nuk e kanë gjetur barazinë e duhur. Përditë dhe kudo, mund të ndeshesh, të përballesh dhe të flasësh me të gjitha personazhet e krijuesit të madh (ndoshta të gjithë ne jemi nga pak personazhe të tij). Si është e mundur do të pyeste dikush. Por ja që është e vërtetë. Shumë gjëra, për shumë njerëz, vazhdojnë të jenë "mollë të ndalueme" dhe jo në kuptimin metaforik, por në atë real. Qytetet janë rritur. Nuk ka shtëpi përdhese, por ka rokaqiej. Ka ende rrugë të përbaltura si edhe Lula të vocërr, që nuk "duan" të shkojnë në shkolla, pasi kanë zgjedhur profesionin më të "bukur", atë të lypësit. "Qeshu rini qeshu, bota është e jotja...". A thua të jetë e vërtetë? Rinia jonë sot po i "qeshet" vetëm emigrimit, si shpresa e vetme e saj. Sot rinia braktis shkollat dhe gjen "shpëtim" te droga. Por, Migjeni nuk e sheh dot këtë realitet (sa me fat!).
"Migjeni bëri objekt të pasqyrimit artistik në veprat e veta njeriun e varfër, i cili trapitëte gjithë ditën për të gjetur një copë punë, malësorët e gjorë, të cilët zvarriteshin në jetë, gratë fatkeqe, të cilat për të nxjerrë bukën e gojës nxirrnin në treg nderin, njerëzit e pambrojtur, që shtrinin dorën për lëmoshë, fëmijët e varfër, të cilët mjerimi i thyente lehtë. Ai tregoi se vuajtjet materiale dhe morale, brengat e parrëfyera, degradimi i njerëzve të varfër, përftoheshin jo nga marrëdhëniet e jetës së tyre private dhe vetjake, por nga shkaqe të thella, që lidheshin me shtypjen shoqërore, nga marrëdhëniet e mbrapshta që sundonin në Shqipërinë e asaj kohe...", shkruan autori i këtij studimi, Prof. Bihiku. Ajo çka të vjen ndër mend të krahasosh është "Shqipëria e asaj kohe" dhe Shqipëria e kësaj kohe! A thua vallë mjerimi të ketë ndryshuar pamje, sikundër shtëpitë përdhese, që u shndërruan në rokaqiej. Sigurisht. Në kohën e Migjenit, dikush pyeste "a do qymyr, zotni?", sot pyesin "a do cd, zotni?, a do karta Vodofane apo AMC, zotni? "Historia e njanës nga ato...", sot mund të thuhet "Historia e shumë nga ato", "Një refren i qytetit tem", pse jo, mund të ruajë të njëjtin titull. "Mollë e ndalueme", i duhet një ndryshim i vogël në numër, "Mollë të ndalueme"... "Sokrat i vuejtem apo derr i kënaqun", mund të bënim të njëjtin ndryshim, atë në numër, "Sokrat i vujtëm apo derra të kënaqun...". Dhe në rast se poeti e prozatori i madh do të ishte në jetë, do të donte të kishte përsëri një "grusht të fuqishëm, e t'i binte "malit që s'ba za", që "na të bijtë e shekullit të ri" të mos shohim vetëm përsiatjet e mjerimit, por edhe Migjenë të shek. të XXI. Leonard Olli

Prof. Dr. Koço Bihiku ne International Dictionary of Intellectual Historians


Prof. Dr. Koço Bihiku in the WorldCat - the world's largest library catalog